ME VIDEO- Sulmohet kryeministri i Japonisë, Fumio Kishida, teksa mbante fjalim i hedhin një 'bombë tymi'
Transmetuesi publik japonez NHK tregoi pamjet në të cilat turma njerëzish duket se po largohen nga vendi i ngjarjes. Ndërsa Policia pohon se ka bërë një arrestim, por deri më tani nuk ka pranuar të komentojë më shumë.
TOKIO- Kryeministri i Japonisë, Fumio Kishida është evakuuar i padëmtuar, pasi ndaj tij u hodh një bombë tymi. Ngjarja ka ndodhur ditën e sotme në Wakayama, ku Kishida do të mbante një fjalim, ndërsa një person u ndalua menjëherë pasi është i dyshuari kryesor i sulmit. Një dëshmitar tha se pa një person duke hedhur diçka, e më pas pa tym, ndërsa një tjetër tha se kishte dëgjuar një zhurmë të madhe. Por fatmirësisht deri më tani nuk ka të lënduar.
Transmetuesi publik japonez NHK tregoi pamjet në të cilat turma njerëzish duket se po largohen nga vendi i ngjarjes. Ndërsa Policia pohon se ka bërë një arrestim, por deri më tani nuk ka pranuar të komentojë më shumë.
Kryeministri Kishida sapo kishte filluar të mbante një fjalim pasi vizitoi portin e peshkimit në Wakayama për një ngjarje fushate kur ndodhi incidenti, por raportohet se ai do të vazhdojë axhendën e tij edhe për pjesën tjetër të ditës.
Hiroshi Moriyama, një anëtar i Partisë Liberal Demokratike të Kishida, tha: Që diçka e tillë të ndodhë në mes të një fushate zgjedhore që përbën themelin e demokracisë është për të ardhur keq. Është një mizori e pafalshme."
Sulmet e dhunshme janë jashtëzakonisht të rralla në Japoni. Por ka një nervozizëm për sigurinë rreth politikanëve, pasi ish-kryeministri Shinzo Abe u qëllua për vdekje gjatë fushatës vitin e kaluar, e tashmë sulmohet edhe pasardhësi i tij.
Sondazh
Nga rritja e pagave te projektet e autostradave, kreu i Financave të RMV për VOA: Detyra jonë është të mbajmë stabilitetin financiar
Fatmir Bislimi Ministri i Financave të Maqedonisë së Veriut, Fatmir Bislimi gjatë një interviste me Zërin e Amerikës tha...
'Jam i etur për të folur'/ Ish-Presidenti Trump 7 orë dëshmi me dyer të mbyllura në prokurorinë e Nju Jorkut
Donald Trump Të enjten, ish-Presidenti Donald Trump iu përgjigj për gati shtatë orë, pyetjeve të zyrës së Prokurore...
Cili është shteti i parë amerikan që do të bllokoje plotësisht TIK-TOK?
Tik tok SHBA- Montana pritet të jetë shteti i parë amerikan që do të bllokojë plotësisht platformën e Tik-Tok.&nbs...
Francë/ Sindikatat dhe opozita reagojnë ndaj vendimit të Gjykatës Kushtetuese: Shihemi më 1 maj
Pamje nga protestat PARIS- Gjykata Kushtetuese e Francës mbështeti sot planet e qeverisë së presidentit Emmanuel Macron për të...
Krimi makabër në Pejë/ Prokuroria jep detaje: Kemi siguruar dëshmitarë, i arrestuari s’është në gjendje të flasë
Vrasja në Pejë KOSOVË- Sahide Gashi, prokurore e rastit tragjik të ndodhur sot në Pejë, ku djali vrau mizorisht nën...
'Ranë në gjurmët e tij më parë se FBI'/ Analiza e Dailymail: GAZETARËT zbuluan 21-vjeçarin Jack Teixeira që publikoi të dhënat sekrete të PENTAGONIT
Jack Teixeira SHBA- Arrestimi i 21-vjeçarit Jack Teixeira, i cili akuzohet se ka publikuar të dhënat konfidenciale të Pentagonitka q...
Gazetari i BBC pëson sulm në zemër në transmetim live
David FitzGerald BRITANI E MADHE- Transmetimi i mëngjesit i BBC Radio Devon u ndërpre ditën e djeshme, pasi prezantuesi i zakonshëm u ...
Kreu i LDK, Abdixhiku pret në takim kryeministrin e Malit të Zi, bisedime për marrëdhëniet mes dy vendeve
Dritan Anazoviçi dhe Lumir Abdixhiku KOSOVË- Kryetari Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka pritur në takim, ...
Operacion blic në SHBA/ Goditen rrjetet e trafikut të fentanilit nga Meksika dhe Kina, arrestohen 28 anëtarë të 'Sinaloas', në kërkim 2 djemtë e 'El Chapos'
Djemtë e 'El Chapo' SHBA- Një megaoperacion është zhvilluar nga autoritetet amerikane, që ka çuar në arrestimin e 28 ...
Koreja e Jugut do paguajë 'të rinjtë e vetmuar', 500 dollarë çdo muaj për t'u integruar në shoqëri
Foto ilustruese SEUL- Disa të rinj të Koresë së Jugut janë të shkëputur nga bota, saqë qeveria po ofron t'i paguaj&...
