Bota

Gazetari i BBC pëson sulm në zemër në transmetim live

David FitzGerald zakonisht prezanton programin e mëngjesit dhe ishte në transmetim vetëm 30 minuta derisa u ndje keq.

14 Prill 2023, 21:53 Nga k.m.
Gazetari i BBC pëson sulm në zemër në transmetim live
David FitzGerald

BRITANI E MADHE- Transmetimi i mëngjesit i BBC Radio Devon u ndërpre ditën e djeshme, pasi prezantuesi i zakonshëm u ndje keq. David FitzGerald zakonisht prezanton programin e mëngjesit dhe ishte në transmetim vetëm 30 minuta derisa u ndje keq. Në një përditësim të shpërndarë në Facebook mbrëmë (13 prill), David donte të siguronte ndjekësit e tij se gjithçka po shkonte mirë.

“Vetëm një problem i vogël me zemrën këtë mëngjes, në radio… faleminderit Derriford,”- ka shkruar ai.

Ai gjithashtu ndau një foto të tij në një shtrat spitali, por nuk i mungonte as një buzëqeshje. 

Davis nisi punën në radio në vitin 1980 e gjatë karrierës së tij mbuloi vdekjen e Diana Princeshës së Uellsit, luftën në Bosnje, dasmat Mbretërore dhe çdo histori të madhe. Gjatë viteve të fundit, ai ka prezantuar shfaqje për BBC dhe fitoi çmimin e Komitetit Olimpik për prodhim televiziv për dokumentarin "The Red Arrows"./Metro

david fitzgerald

Sondazh

Poll