Bota

Finlanda merr masa/ Pas anëtarësimit në NATO, nis ndërtimin e gardhit në kufirin me Rusinë

Materiali i gardhit do të jetë rrjetë çeliku.

14 Prill 2023, 20:27 Nga a.l
Finlanda merr masa/ Pas anëtarësimit në NATO, nis ndërtimin
Gardhi në kufi me Rusinë

FINLANDË- Pas anëtarësimit në NATO, Finlanda ka filluar ndërtimin e një gardhi në kufirin e saj me Rusinë. Mediat e huaja raportojnë se, vendimi për ndërtimin e barrierës u mor nga qeveria finlandeze vitin e kaluar, nga frika e hakmarrjes për sigurinë kombëtare pas vendimit të shpallur për t’u bashkuar me Aleancën Atlantike.

Gardhi finlandez pritet të jetë i gjatë 200 km dhe pritet të përfundojë në vitin 2026. Materiali i gardhit do të jetë rrjetë çeliku.
Polonia dhe shtetet baltike kanë filluar tashmë ngritjen e gardheve në kufijtë e tyre me Rusinë dhe Bjellorusinë pas pushtimit të Ukrainës në shkurt të vitit 2022.

finlande

Sondazh

Poll