Bota

Ngjarja makabër në Kosovë, dëshmia e të riut që vrau nënën: Më ndau nga gruaja e dytë

Pas arrestimit të tij, Hyseni ka dëshmuar se krimin makabër e kishte kryer nën dyshimin se e ëma e ndau nga gruaja e dytë.

14 Prill 2023, 20:28 Nga A.B
Ngjarja makabër në Kosovë, dëshmia e të riut që
Urim Hyseni dhe nena e tij

KOSOVË- Detaje makabër janë zbardhur nga ngjarja e ndodhur në Kosovë ku Urim Hyseni vrau nënën e tij. Mediat në Kosovë kanë publikuar detaje nga krimi i rëndë duke bërë me dije se autori i kishte këputur kokën me thikë nënës së tij dhe më pas i kishte pirë gjakun.

Pas arrestimit të tij, ai ka dëshmuar se krimin makabër e kishte kryer nën dyshimin se e ëma e ndau nga gruaja e dytë.

Sipas mediave në Kosovë, autori duke përdorur thikën i ka prerë kokën nënës së tij dhe më pas i ka pirë gjakun. Autori kishte ardhur nga Gjermania për të vizituar familjen e tij dhe pritej që brenda disa ditësh të rikthehej në vendin ku punonte. /Dosja.al

urim hyseni djali vret nenen ne peje

Sondazh

Poll