Bota

Përkeqësohet gjendja shëndetësore e kritikut të Putin/ Avokati i Alexei Navanly: Po e vdesin dalëngadalë! Nuk po i japin ilaçet kundër helmimit

Navalny aktualisht po vuan dënime të kombinuara prej 11 vitesh e gjysmë, për mashtrim dhe përbuzje të gjykatës, akuza që ai ka thënë më parë se ishin të sajuara për t'i mbyllur gojën.  

14 Prill 2023, 20:44 Nga a.l
Përkeqësohet gjendja shëndetësore e kritikut të Putin/
Alexei Navanly

RUSI- Lideri i opozitës ruse dhe kritiku i Presidentit Vladimir Putin, Alexei Navalny, i cili aktualisht ndodhet në burg është në gjendje kritike për jetën për shkak të helmimit, javën e kaluar kur u la nga qelia e dënimit dhe u fut në një qeli konvencionale.

"Ne e kuptojmë se situata duhet të ketë qenë shumë e keqe nëse thirrej një ambulancë," tha Shaveddinov, duke shtuar se autoritetet e burgut refuzuan që Navalny të shtrohej në spital dhe nuk ka pasur asnjë përditësim për shëndetin e tij që nga mbërritja e ambulancës. Ai foli gjithashtu se si autoritetet e burgut po bëjnë gjithçka për ta izoluar. 

Në një intervistë të veçantë, Anna Veduta, nënkryetare e Fondacionit Kundër Korrupsionit me bazë në Uashington tha se 46-vjeçari u sëmur kur u lirua nga qelia e dënimit. Veduta gjithashtu pohoi se ai kishte humbur rreth 18 paund (tetë kilogram) gjatë 15 ditëve të fundit, shkruajnë mediat e huaja. 

"Ne besojmë se atij po i administrohen ngadalë doza të ulëta helmi" në pilula që i jepen pa identifikim", tha ajo. Navalny tha të hënën se ai do të rikthehet në izolim për 15 ditë dhe do të detyrohet të durojë kushte "jashtëzakonisht djallëzore". Ambulanca mbërriti herët të shtunën për shkak të dhimbjeve akute të stomakut. Megjithatë, Navalny nuk mori asnjë diagnozë, tha avokati i tij, Vadim Kobzev, në Tëitter pasi e vizitoi atë në burg.

Ai nuk ha asgjë sepse i ndalohet të marrë pako me ushqim ose të blejë ushqim në dyqanin e burgut dhe ushqimi që i jepet nga burgu në të vërtetë i përkeqëson dhimbjet e tij në stomak”, tha  Kira Yarmysh, zëdhënësja e tij.

Navalny aktualisht po vuan dënime të kombinuara prej 11 vitesh e gjysmë, për mashtrim dhe përbuzje të gjykatës, akuza që ai ka thënë më parë se ishin të sajuara për t'i mbyllur gojën.  

alexei navanly

Sondazh

Poll