Sport

A kreu vetëvrasje Julia Ituma? “Lamtumira” që dyshohet se i ka shkruar skuadrës dhe telefonata fatale

Thriller me vdekjen e volejbollistes 18-vjeçare që ra nga ballkoni i hotelit në Stamboll - Autoritetet i kanë konfiskuar telefonin, ndërsa presin rezultatet e autopsisë

14 Prill 2023, 21:56 Nga DOSJA

A kreu vetëvrasje Julia Ituma? “Lamtumira” që dyshohet se

TURQI - Një ditë pas lajmit tragjik të vdekjes së volejbollistes 18-vjeçare Julia Ituma nga Novara , e cila u rrëzua nga kati i 6-të i hotelit ku qëndronte ekipi italian dhe misterit se çfarë çoi në vdekjen e të renë.

Autoritetet turke u kryen sot autopsi, por rezultatet priten në fillim të kësaj jave me sekuestrimin e celularit të Itumës nga policia për të mbledhur informacione të dobishme.

Dhe me sa duket atje (në celular) mund të ketë shumë sekrete pasi Hurriyet tashmë zbulon se pak para se të rrëzohej nga ballkoni i hotelit, Ituma i kishte dërguar një mesazh grupit të ekipit WhatsApp në të cilin shkruante "Mirupafshim" (Arrivederci) . Nga ana e ekipit, megjithatë, ka pasur një përgënjeshtrim jozyrtar të këtij lajmi. Dhe mohimi ishte jozyrtar sepse klubi e ka bërë të qartë se nuk do të bëhet asnjë deklaratë apo koment në ditët në vijim.

Mediat italiane raportojnë se pas përfundimit të ndeshjes ndaj Exatsimbasi ( ku Novara u mund 3-0 dhe u eliminua nga finalja e Champions League.), Ituma gjatë darkës njoftoi anëtarët e ekspeditës se nuk ndihej mirë (pa sqaruar nëse ishte ndjerë keq apo ishte e rënduar psikologjikisht).

A kreu vetëvrasje Julia Ituma? “Lamtumira” që dyshohet se

Gjithashtu përmendet edhe një telefonatë që ajo kishte me shoqen e saj të vjetër të skuadrës (në Club Italia përpara se të transferohej në Novara verën e kaluar), e cila, duke kuptuar gjendjen e saj të keqe psikologjike, dyshohet se u dërgoi një mesazh sportistëve të tjerë të Novarës për t'i informuar.

Mes gjithë këtij lëmshi thashethesh, Elizabeth Ituma, nëna e atletes fatkeqe pak para se të udhëtonte në qytet me deklaratat e saj në gazetën Repubblica hodhi poshtë mundësinë e vetëvrasjes .

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll