Sport

Jose Mourinho 'replikon' ashpër me një gazetar holandez dhe i përmend finalen e Tiranës: "Ju keni qarë për dhjetë muaj!"…

Mourinho pati një shkëmbim të nxehtë me një reporter holandez në konferencën për shtyp pas humbjes 1-0 të Romës nga Feyenoord në Roterdam…

14 Prill 2023, 21:17 Nga DOSJA
Jose Mourinho 'replikon' ashpër me një gazetar holandez dhe

HOLANDE - Jose Mourinho është një trajner i veçantë dhe nuk lë të rrëshqasë asgjë... Të enjten, trajneri portugez replikoi me një gazetar holandez pas humbjes së Romës nga Feyenoord gjatë konferencës për shtyp.

Një gazetar vendës i ka kujtuar ‘Special One’ finalen e Tiranës për Conference League mes dy skuadrave, duke e krahasuar me ndeshjen e së enjtes për Europa League.

Kjo solli reagimin e trajnerit portugez të Romës i cili tha: "Ju keni qarë për dhjetë muajt e fundit. Por nuk duhet të kishit qarë. A e dini pse? Sepse nuk mund të fitoni një ndeshje që e keni humbur. Ju keni humbur atë ndeshje, nuk mund ta fitoni më.

Problemi i vetëm tani është se tani jemi në...gjysmë të rrugës. Por premtoj, nëse eliminohemi, do të fle dhe nuk do të qaj. Dhe nuk do të rri zgjuar për 10 muaj me ankthe."

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll