Sport

“Më ofendoi dhe më shtërngoi në fyt!”: Lojtari dhe Bursaspori kërkojnë ‘drejtësi’…

Ahmet Yildirim, trajneri i 24 Erzincanspor, ka kapur për fyti gjatë ndeshjes futbollistin kundërshtar Hasan Ayaroglu të Busrsasporit.

14 Prill 2023, 20:45 Nga DOSJA
“Më ofendoi dhe më shtërngoi në fyt!”: Lojtari

TURQI - Bursaspor doli publikisht këtë të enjte në mbrëmje për të kërkuar “drejtësi” për lojtarin e tyre, anësorin Hasan Ayaroglu, i cili u shtrëngua në fyt nga një trajner kundërshtar në ndeshjen e fundit të skuadrës së tyre për kampionatin turk të futbollit të kategorisë së dytë.

Në një prononcim të cituar nga gazeta turke ‘Fanatik’, Hasan Ayaroglu ka shpjeguar versionin e tij të fakteve, duke u indinjuar me faktin se Federata Turke e Futbollit nuk e ndëshkoi trajnerin e 24 Erzincanspor. 

“Së pari dua të them se nuk kam përjetuar asnjëherë diçka të tillë në karrierën time. Nuk kam nisur debat me trajnerin kundërshtar. Asnjë fjalë fyese nuk më ka dalë nga goja, i kam folur me mirësjellje dhe me qëllim të mirë. Nuk kam krijuar asnjë lloj atmosfere të tensionuar, më ka fyer dhe më shtrëngoi qafën. E gjithë kjo ndodhi dhe nuk pati asnjë ndëshkim. Dënoj qëndrimin ndaj meje”,- tha lojtari i Bursasporit.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll