Klopp pragmatist, Ferrari edhe Liverpool”…
ANGLI - Trajneri i Liverpool-it, Jürgen Klopp ka theksuar se klubi ‘Reds’ nuk është në gjendje të blejë një lojta...
Marrëdhëniet mes Leandro Paredes, i huazuar nga PSG dhe trajnerit të tij Massimiliano Allegri te Juventus janë të stuhishme. Të enjten në Europa League, argjentinasi i dha trajnerit të tij një arsye të re për acarim.

ITALI - Ja një ngjarje e re që nuk do të ndihmojë marrëdhënien mes Leandro Paredes dhe trajnerit të tij Massimiliano Allegri. Në fillim të javës, mesfushori argjentinas, i huazuar nga PSG te Juventus, pati një sherr me Allegrin në stërvitje. Paredes ka mungesë të kohës së lojës dhe Juve nuk mendon për operacionin e blerjes, që vlerësohet në rreth njëzet milionë euro.
Allegri donte të minimizonte incidentin: “Ai luajti shumë në fillim të sezonit, më pak më pas. E kuptoj zhgënjimin e një lojtari që luan më pak. Mund të shkaktojë nervozizëm, është pjesë e lojës. Jam i kënaqur me reagimin e tij, do të thotë se ai dëshiron të bëjë mirë në fund të sezonit”.
Por të enjten, gjatë ndeshjes së parë çerekfinale të Europa League kundër Sporting Lisbonës, pamë një episod të ri të telenovelës Allegri-Paredes. Kjo më mirë do t'ju bëjë të buzëqeshni. Po luhet minuta e 85-të dhe ndërsa Juve kryesonte 1-0, Allegri mendon të bëjë ndryshime dhe në veçanti të fusë në lojë argjentinasin. Por ndërsa Paul Pogba, me uniformë, pret në vijën anësore për të hyrë në lojë, shihet Paredes duke vrapuar për të shkuar në dhomat e zhveshjes…
Mesfushori që i kishte dhënë fanellën e tij një tifozi, nuk ishte gati dhe shkoi të marrë një tjetër fanelë në dhomat e zhveshjes. Së pari habi, pas Allegri u tërbua, duke mos e fshehur zemërimin e tij. Shikojeni videon…
Allegri-Paredes ???? pic.twitter.com/6weIRiCdT4
— Marco Perillo (@marcoperillo) April 14, 2023
Argjentinasi më në fund u rikthye duke veshur fanelën dhe mundi të hynte në lojë, Juventusi fitoi 1-0. “Paredes? Do të aktivizoja Mirettin, por Locatelli i lodhur kërkoi zëvendësim. I thirra Paredes. Por Leandro e kishte lënë fanelën në dhomat e zhveshjes. Ai duhet të ketë menduar se nuk do të aktivizohej, kështu që u vonuam ndërsa ai shkoi të merrte fanelën e tij”, tha Allegri me qetësi në një konferencë për shtyp.
B.T (Dosja.al)
ANGLI - Trajneri i Liverpool-it, Jürgen Klopp ka theksuar se klubi ‘Reds’ nuk është në gjendje të blejë një lojta...
FRANCE - Pasditen e së enjtes, protestuesit francezë të zemëruar, duke protestuar kundër planeve të reformës së pensio...
SPANJE - Ai është sigurisht më i pasuri, por Carlo Ancelotti nuk mund të pajtohet me deklaratën, se edhe futbolli i ishullit ësh...
SPANJE - Ronaldo dhe Shayk u ndanë në vitin 2015, pasi raportet sugjeruan se futbollisti tradhëtoi partneren e tij. Raportime të tjera ...
FRANCE - Nuk ishte thjesht një tjetër konferencë shtypi. Dëshmi e kësaj ishte se Christophe Galtier shoqërohej nga Julien May...
SPANJE - Atlético Madrid ishte një nga klubet që zyrtarisht u ankua më shumë këtë vit për arbitrimin. Bardh...
ANGLI - Në pjesën e parë mes Liverpoolit dhe Arsenalit, mbrojtësi i majtë i të kuqve, Andy Robertson, iu afrua arbitrit të li...
FRANCE - Një nga ndarjet më famëkeqe këtë vit duket se është ajo mes Hiba Abouk dhe Achraf Hakimi. Pak muaj m&eum...
ARGJENTINE - Messi pati një 2022 të shkëlqyer teksa udhëhoqi Argjentinën drejt lavdisë në Kupën e Botës FIFA në...
Shpëtim Duro TIRANE - Shpëtim Duro po shijon kryesimin në kampionatin e Maqedonisë së Veriut si trajner i Strugës, duke qen&e...