Sport

Klopp pragmatist, Ferrari edhe Liverpool”…

Trajneri i “Reds” nuk i shmanget faktit se klubi ka nevojë për përforcime cilësore, por thekson, se çdo ardhje duhet planifikuar me zgjuarsi.

14 Prill 2023, 19:07 Nga DOSJA
Klopp pragmatist, Ferrari edhe Liverpool”…

ANGLI - Trajneri i Liverpool-it, Jürgen Klopp ka theksuar se klubi ‘Reds’ nuk është në gjendje të blejë një lojtar për 100 milionë euro, siç është Jude Bellingham, lojtari i Borussia Dortmundit.

Gjermani e vlerëson shumë lojtarin e përfaqësueses së Anglisë dhe nuk e ka fshehur dëshirën ta shihte në radhët e tij, por ai e di klubi i “Anfieldi” thjesht nuk i ka ato para.

"Unë nuk dua të flas për nënshkrime të mundshme dhe të përfshihem në spekulime dhe nuk e di pse vazhdoni të më pyesni për gjëra të tilla. Bellingham është një lojtar i mirë, por ne nuk flasim për nënshkrim të mundshëm.

Megjithatë, nëse ju më pyesni për paratë, thjesht do të them se, ne nuk mund të shpenzojmë kaq shumë para”,- tha Jurgen Klopp dhe më pas u përpoq të shpjegonte të gjithë situatën për ta kuptuar më mirë nëpërmjet një anekdote:

“Për shembull nëse dë të pyesësh një djalë 5-vjeçar, se çfarë do të dëshironte të merrte për Krishtlindje, ai do të thotë se do një Ferrari 100 milionë euro! Më pas ju i shpjegoni se është një dhuratë shumë e shtrenjtë dhe se ai nuk është ende jo gati për ta drejtuar makinën. Ai fëmijë do të jetë i mërzitur gjithë jetën që nuk ka marrë dhuratë një Ferrari dhe do të ketë një jetë shumë të trishtuar”.

Trajneri i “Reds” nuk i shmanget faktit se klubi ka nevojë për përforcime cilësore, por thekson, se çdo ardhje duhet planifikuar me zgjuarsi.

"Duhet ta bëjmë të funksionojë ashtu siç mundemi. Natyrisht që ne kemi nevojë për përforcime, por nuk mund të rrëmbehemi dhe të bëjmë lëvizje që nuk mund t'i përballojmë",- tha gjermani.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll