Sport

Arbitri “dhunues” i Premier League, del i pafajshëm, ja çfarë thotë disiplina!

Andy Robertson, iu afrua arbitrit të linjës Hatzidakis dhe ky i fundit e goditi me bërryl skocezin në mjekër, në një lëvizje që ngjalli protesta dhe e largoi përkohësisht nga aktivizimi.

14 Prill 2023, 16:49 Nga DOSJA
Arbitri “dhunues” i Premier League, del i pafajshëm, ja

ANGLI - Në pjesën e parë mes Liverpoolit dhe Arsenalit, mbrojtësi i majtë i të kuqve, Andy Robertson, iu afrua arbitrit të linjës Hatzidakis dhe ky i fundit e goditi me bërryl skocezin në mjekër, në një lëvizje që ngjalli protesta dhe e largoi përkohësisht nga aktivizimi.

Mirëpo, pas përfundimit të hetimeve nga Federata e Futbollit të Anglisë, u vendos që arbitri anglez me prejardhje greke është “i pastër”, me autoritetet që kanë dalë në përfundimin se Hatzidakis ka tentuar të shmangë mbajtjen e dorës së Robertsonit.

<blockquote class="twitter-tweet"><p lang="es" dir="ltr">La Premier League suspendió a Constantine Hatzidakis, el árbitro asistente que agredió a Andrew Robertson al finalizar el partido Liverpool - Arsenal. El hecho será investigado y el juez no participará de ningún partido hasta que se determine la sanción. <a href="https://t.co/Iii7thHWnh">pic.twitter.com/Iii7thHWnh</a></p>&mdash; VarskySports (@VarskySports) <a href="https://twitter.com/VarskySports/status/1645479255449665542?ref_src=twsrc%5Etfw">April 10, 2023</a></blockquote> <script async src="https://platform.twitter.com/widgets.js" charset="utf-8"></script>

“ E ndihmova plotësisht FA gjatë hetimit të tyre dhe e diskutova çështjen drejtpërdrejt me Andy Robertson në një bisedë të hapur dhe pozitive. Nuk kisha ndërmend ta godisja Andy-n. Tërhoqa dorën nga ai dhe prandaj kërkova falje. Mezi pres të kthehem në lojëra ”, ka komentuar ai .

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll