Bota

HISTORI e pazakontë/ Nëna thërret e trembur policinë pasi nuk dallon dot foshnjat e saj binjake

Sofia mund të dallonte ndryshimin mes foshnjave për një kohë kur një nga djemtë e saj mori dy injeksione në pjesën e sipërme të krahut, por ajo ende nuk ishte e sigurt se për cilin foshnjë ishte. 

14 Prill 2023, 20:06 Nga a.l
HISTORI e pazakontë/ Nëna thërret e trembur policinë pasi
Sofia Rodriguez

SHBA- Një histori e pazakontë po bëhet virale në rrjet, që mbase as ju nuk keni hasur të dëgjoni më parë. Një nënë e panikosur, thërret me urgjencë policinë pasi nuk dallon dot foshnjat e saj binjake. 

Sofia Rodríguez, 25 vjeç, u bë virale në mediat sociale pasi pranoi se ajo dhe bashkëshorti i saj Lorenzo, prindër të dy djemve të saj, Valentin dhe Lorenzo, morën në telefon policinë për t'i identifikur pasi nuk bënin asnjë dallim nga njeri-tjetri. 

"Nesër duhet të shkoj në polici për të marrë shenjat e gishtave të binjakëve, që të më thonë se cili është. Fitova çmimin "Nëna e Vitit", shkruan ajo me humor në Tweet-er. 

 Dokumentet zyrtare nuk bënë asnjë ndryshim në dilemën e saj të vazhdueshme.

"I kemi marrë shenjat e gishtave, por ato nuk shfaqen në sistem. Ende nuk e dimë kush është kush", shtoi ajo.

Sofia mund të dallonte ndryshimin mes foshnjave për një kohë kur një nga djemtë e saj mori dy injeksione në pjesën e sipërme të krahut, por ajo ende nuk ishte e sigurt se për cilin foshnjë ishte. 

sofia rodriguez

Sondazh

Poll