Bota

Feja më e vjetër në botë, Hinduizmi! Feja e krishtere dhe myslimane mijëra vite pas saj

28 Shtator 2019, 16:36 Nga DOSJA
Feja më e vjetër në botë, Hinduizmi! Feja e krishtere dhe

Angli – Shumë fe të ndryshme thonë se origjina e tyre daton njësoj me krijimin e njerëzimit, dhe se ato vetë janë të lashta sa vetë bota, por kjo është e gjitha një gënjeshtër e madhe për të bindur njerëzit për vlefshmërinë e tyre.

Sipas kërkimeve historike të bëra, si dhe zbulimeve arkeologjike më të fundit, feja më e lashtë në botë vjen nga India, dhe është feja e Hinduzmit.

Ndryshe nga fetë e tjera, Hinduizmi nuk kishte nje profet apo një kryesues të tij, dhe i përngjante më tepër një mënyre jetese sesa një feje të mirfilltë.

Ajo mendohet të jetë krijuar në vitet 2500 para lindjes së krishtit, dhe e ka prejardhjen nga Indo-Arianët e parë, të cilët migruan për në territoret Indiane nga Pakistani dhe u vendosën atje.

Feja e Hindusmit beson se egziston vetëm një zot, dhe se ai nuk ka nevojë të ketë një emër. Gjithësecili mund ta quajë atë sipas dëshirës së tij. Hinduismi gjithashtu beson se universi është në një cikël konstant vdekjeje dhe krijimi, pra nuk ka një fund dhe një fillim të mirfilltë, por çdo gjë është në një lëvizje kostante.

Feja e Hinduismit beson gjithashtu në efektin e Karmës dhe në ligjin e tërheqjes, Hindutë mendojnë se nëse ti bën mirë, do të gjesh mirë, dhe nëse bën keq, gjëra të këqija do të të ndodhin.

Ata besojnë në rimishërimin e njeriut, dhe mendojnë se njerëzit nuk vdesin kurrë, vetëm fiziku i tyre vdes, ata thonë se njerzit janë energji e pastër, dhe energjia nuk vdes, vetëm transformohet.

Hinduizmi beson se jo vetëm njerëzit, por çdo gjë e gjallë në planetin tonë, është manifestimi i universit dhe i vetë zotit.

Nje aspekt kryesor i Hinduismit dhe mjaft interesant, duke qënë se është krijuar 2500 vite para lindjes së krishtit, thotë se rruga e vetme për t’ja dalë për të qënë të tërë në harmoni me njëri tjetrin, është mos pasja e asnjë feje. Rruga drejt shpëtimit, është vetë gjetja e rrugës dhe vetes tënde, jo krijimi i shpresave në ajër, apo tëk diçka e imponuar nga të tjerët.

Hinduismi është feja e tretë më e përhapur në botë, e cila vjen pas fesë së parë më të përhapur që është feja e krishterë, dhe fese Islame që renditet e dyta.

Feja e krishterë, i ka fillimet e saj rreth 1000 vite pas fese së hinduismit, dhe ajo Islame rreth 400 vite pas fesë së krishterë.

Shumë historianë mendojnë se feja e krishterë dhe ajo islame, janë modifikime të Hinduismit, për arsye kontrrolli të masave, si dhe për arsye ekonomike politike.

Burimi: Linkedin

E.C/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota feja e pare ne bote hinduismi indo-aryan feja e pare ne bote hinduismi indo-aryan

Sondazh

Poll