Bota

Zgjedhjet presidenciale në Afganistan, masa të larta sigurie pas hapjes së sondazheve

28 Shtator 2019, 07:07 Nga DOSJA
Zgjedhjet presidenciale në Afganistan, masa të larta sigurie pas

AFGANISTAN- Teksa situata është teje  e tensionuar në Afaganistan si shkak i sulmeve që kanë ndodhur ditët e fundit, pritet që në vend të mbahen zgjedhjet presidenciale.

Por gjithçka që ka të bëjë me zgjedhjet  po zhvillohet mes sigurisë më të madhe dhe kërcënimeve nga kryengritësit.

Dhjetëra mijëra forca afgane janë shpërndarë  në të gjithë vendin për të kundërshtuar militantët talibanë që janë zotuar të shënjestrojnë qendrat e votimit.

Votimi i vonuar dy herë po zhvillohet pasi bisedimet e paqes Taliban-SHBA u rrëzuan në fillim të këtij muaji.

Dy kandidatët kryesorë janë kryetari aktual, Ashraf Ghani dhe shefi ekzekutiv, Abdullah Abdullah. Ata e kanë ndarë pushtetin që nga viti 2014.

Menjëherë pasi filluan votimet, pati një shpërthim pranë një qendre votimi në qytetin jugor të Kandahar. Sipas mediave  të  huaja dhjetëra qytetarë janë palgosur nga këto sulme.

Zëdhënësi i Komisionit të Pavarur, Zabi Sadaat, tha për AFP: “Votimi ka filluar në të gjithë vendin, dhe ne jemi të kënaqur që njerëzit tashmë janë në qendrat e votimit duke pritur të japin votën e tyre.”

Burimi: BBC 

A.C/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota masa të larta sigurie zgjedhjet ne afganistan masa të larta sigurie zgjedhjet ne afganistan

Sondazh

Poll