Bota

Panik në cirk/ Akrobati bie nga lartësia në mes te shfaqjes në Angli

28 Shtator 2019, 16:03 Nga DOSJA
Panik në cirk/ Akrobati bie nga lartësia në mes te shfaqjes

ANGLI – 27 vjeçari nga Maroku , përformues i cirkut Mondao në qytetin e Yorkshire, në Angli, ka rënë nga një lartësi prej afro 10 metrash, teksa po interpretonte numrin e tij në ‘rrotën e vdekjes’.

Numri i tij ishte mjaft i rrezikshëm, por djali i quajtur Khalid, kishte 5 vite që e kryente këtë numër, dhe asnjëherë nuk ishte dëmuar gjatë performancës së tij.

Por, mesa duket kësaj here fati nuk ishte në anën e Khalid, të cilit i doli situata nga dora, dhe u rrëzua duke u përplasur njëhere me hekurat e skenës, e më pas duke rënë me kokë në tokë.

Njerëzit u shtangën, e disa prej tyre madje kujtuan se ishte e tëra pjesë e shfaqjes, por pas pak kohësh filluan të dëgjohen të qarat e fëmijëve, dhe në cirk u përhap panik.

Khalid humbi ndjenjat, ndërsa akrobatët të cilët e shoqëronin në numrin e tij, vazhduan shfaqjen pa rënë shumë në sy.

Djali u dërgua në spital, ku pasi mori ndihmën e parë mjekësore, ishte jashtë rrezikut për jetën.

Khalid do ti rikthehet sërisht skenës, pas disa ditësh kur ta ketë marrë kompletësisht veten nga rënia e tij.

Burimi: The Sun

E.C/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota cirku khalid panik cirku khalid panik

Sondazh

Poll