Bota

Gara e fortë e Nobelit për Paqen 2019, Greta Thunberg dhe Papa Françesku, ja kandidatët që kanë marrë pjesë!

28 Shtator 2019, 10:55 Nga DOSJA
Gara e fortë e Nobelit për Paqen 2019, Greta Thunberg dhe Papa

OSLO- Teksa pritet që më 11 tetor të mbahet ceremonia e për ndarjen e çmimit Nobel që do të mbahet në Oslo, ndryshe nga vitet e tjera ka kandidtatë, emrat e të cilëve janaë shumë të njohur dhe që kanë bërë bujë në mbarë botën.

Por në listën e kandiadatëve një prej emrave të fortë është edhe Papa Francesku.
Papa Françesku i Kishës katolike të Vatikanit njihet për revolucionarizimin që bëri në kishën që drejton edhe sot, ndërsa bie në pah edhe thjeshtësia e tij.

Pasi është mësuar se ai ka hequr dorë nga të gjitha privilegjet që i gëzon falë postit që ka, si rezidenca e tij, apo makina për të lëvizur në vend apo shumë për përfitime të tjera që disponon.

Ai nuk udhëton me makinë të blinduar apo forca sigurie të forta, por ka zgjedhur një makinë të thjeshtë, një ford fokus blu, ku praktikisht nuk është i sigurt sa në një makinë të blinduar.
Por emri i dytë më intersantë në në listën e kandidatëve për të fituar çmimin Nobel për paqen është edhe i adoleshentes suedeze, që ka bërë bujë në mbarë botën, Gretha Thunberg.

Greta Thunberg vetëm 16 vjeç, dhe Papa Françesku, një garë e fortë e këtij viti për çmimin Nobel për Paqen. Ndërkohë të tjerë emra janë që kandidojnë janë: Carles Pudigemont, ish- lideri separatist katalonjas, Angela Merkel dhe Filipo Grandi i UNHCR.

A.C/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota cmimi nobel per paqen greta thunberg oslo papa françesku cmimi nobel per paqen greta thunberg oslo papa françesku

Sondazh

Poll