Bota

Alarmante/ Delfinët kryejnë vetëvrasje masive, 130 prej tyre dalin në brigjet Afrikane për të ngordhur

28 Shtator 2019, 14:04 Nga DOSJA

Afrikë –  Më tepër se 130 delfinë por gjithashtu edhe balena, janë gjetur të ngordhura në brigjet e detit Afrikan, në ishujt Cape Verde.

Policia, banorët por edhe turistët u munduan ti kthenin kafshët sërisht në ujë, por çuditërisht ato vazhdonin të ktheheshin në breg, ku asfiksoheshin dhe ngordhnin.

Kafshët mesa duket kanë qënë në një mision vetëvrasës, pasi rreth 26 balena u panë teksa dolën në breg dhe u vendosën në rërë, ku pas pak kohe rreth 15 prej tyre kishin humbur jetën.

Arsyeja pse ato po e bënin një sjellje të tillë është ende misterioze, dhe askush nuk e di se përse.

Disa veterinere specialist janë duke udhëtuar për në brigjet  Afrikane, për të bërë disa teste dhe analiza të detit dhe habitatit ku jetojnë delfinët dhe balenat, që të kuptojnë më mirë se përse ndodhi e tërë kjo vetëvrasje masive.

Kjo nuk është vetëvrasja e parë masive e këtij viti, pasi në tre muajt ë parë të 2019, 1100 delfinë dolën në brigjet e Francës, dhe vendosën të qëndrojnë në breg derisa humbën jetën.

Vitin e kaluar, në 2018 rreth 150 balena, bënë të njëjtën gjë ne brigjet e Australisë.

Burimi:Independent.Uk

E.C/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota alarmante delfinët vetevrasje masive alarmante delfinët vetevrasje masive

Sondazh

Poll