Sport

E TRISHTE / Misteri i vdekjes së volejbollistes, zbulohet mesazhi i fundit që dërgoi…

Pas shikimit të videos, shumë njerëz menduan se me kë po fliste në telefon dhe tani janë zbuluar detaje të reja.

14 Prill 2023, 13:42 Nga DOSJA
E TRISHTE / Misteri i vdekjes së volejbollistes, zbulohet mesazhi i fundit

TURQI - Volejbollistja e re Julia Ituma humbi jetën në Stamboll pasi u rrëzua nga dritarja e një dhome hoteli dhe vdekja e saj është e mbuluar me mister.

Një ditë më vonë në rrjetet sociale u shfaq një video rrëqethëse , e cila fiksonte momentet e fundit të volejbollistes së re.

Siç shihet në video, pak para se të ndodhte aksidenti, vajza ishte duke ecur përgjatë korridorit para dhomës së hotelit, më pas u ul dhe dukej duke qarë dhe në fund hyri në dhomë.

Pas shikimit të videos, shumë njerëz menduan se me kë po fliste në telefon dhe tani janë zbuluar detaje të reja.

Mësohet se gjatë mbrëmjes, pas disfatës, Julia Ituma u tha miqve të saj se “nuk ndihet mirë”. Ajo ishte në dhomën 607 në katin e gjashtë me shoqen e saj të dhomës, Lucia Varela Gomez, e cila i tha policisë: " Ne të dy folëm deri në mesnate një e gjysmë. Më pas më zuri gjumi. Në mëngjes më thanë se ajo ra nga dritarja ."

Policia konstatoi se Ituma ishte në korridorin e hotelit duke folur me dikë në telefon nga ora 22:49 deri në 23:30 dhe më pas hyri në dhomë. Mesazhi i fundit që Julia Ituma dërgoi ishte në grupin WhatsApp të klubit, në mes të natës, sipas mediave italiane.

Më pas ajo shkroi vetëm: “ Mirupafshim ”.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll