Sport

Kylian Mbappé, në mesin e 100 njerëzve më me ndikim në botë, sipas revistës Time. Nuk mungon edhe ‘titani’ Leo Messi…

Revista prestigjioze Time ka zbuluar renditjen e saj të personaliteteve më me ndikim në botë në vitin 2023, në të cilën shfaqet edhe Kylian Mbappé. Sulmuesi i PSG-së, francezi i vetëm në këtë listë, është përkrah bashkëlojtarit të tij Lionel Messi.

14 Prill 2023, 12:43 Nga DOSJA

Kylian Mbappé, në mesin e 100 njerëzve më me ndikim

FRANCE - Renditja e 100 njerëzve më me ndikim në botë është publikuar këtë të enjte nga revista Time. Në këtë listë, një vend i zgjedhur i është dhënë Kylian Mbappé, francezi i vetëm i pranishëm në këtë listë. Sulmuesi i PSG-së është në kategorinë e “novatorëve”, përkrah numrit 1 të botës në WTA, Iga Swiatek.

Në një tekst të shkruar nga gazetarja Vivienne Walt, sulmuesi i parizienëve portretizohet duke përdorur terma shumë të ndezur: "Kapiteni i ri francez i futbollit nuk është nga ata që fshehin emocionet e tij...

Kur Mbappé realizoi një transferim nëntëshifror me Paris Saint-Germain vitin e kaluar, Macron e telefonoi dhe iu lut të qëndronte në klubin kryeqytetas për hir të Francës. Mbappe qëndroi te PSG. Pavarësisht nga fama e tij e jashtëzakonshme, Mbappé ka tre të vërteta personale nga nëna e tij, që e mbajnë atë në rrugën e duhur: "Respekt, përulësi, kthjelltësi". 

Gazetarja nuk harroi se presidenti i Francës “u përkul në mënyrë të sikletshme pranë tij” pas humbjes së bluve në finalen e Botërorit të fundit.

Është përzgjedhur edhe shoku i tij i klubit, Lionel Messi, por është në kategorinë e “titanëve” dhe ka të drejtën e tekstit të tij të shkruar nga Roger Federer. 

Kylian Mbappé, në mesin e 100 njerëzve më me ndikim

Tre atletë të tjerë, të gjithë amerikanë, janë përzgjedhur nga revista: qendërmbrojtësi i NFL, Patrick Mahomes, fituesi i Super Bowl-it të tij të dytë në fillim të vitit, skiatorja Mikaela Shiffrin, pronarja e re e rekordit për numrin e fitoreve të Kupës së Botës dhe basketbollistja  Brittney Griner, e burgosur për dhjetë muaj në Rusi.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll