Sport

“Pele” nderohet pas vdekjes edhe përtej futbollit, tashmë pjesë gjuhësore e fjalorit portugez!

“Pelé” është një term i krijuar në fjalorin brazilian, që nga themelimi i fondacionit është hapur një faqe interneti (pelenodicionario.com.br) ku kërkohet mbështetje për nismën përmes nënshkrimeve

14 Prill 2023, 14:12 Nga DOSJA
“Pele” nderohet pas vdekjes edhe përtej futbollit, tashmë

BRAZIL - Fondacioni Pelé ka nisur një fushatë që emri i ish-futbollistit të famshëm të përfshihet si mbiemër në fjalorin portugez. Fondacioni i futbollistit, i cili vdiq më 29 dhjetor në moshën 82-vjeçare, ka sugjeruar një kuptim përtej emrit të tij.

Nëse fushata arrin qëllimin e saj, tani e tutje Pelé mund të jetë një sinonim për termat e mëposhtëm:

Më i madhi nga të gjithë.

Referencë për madhështinë

I pashoq.

Sinonim i përsosmërisë

Unik.

Pra, “Pelé” është një term i krijuar në fjalorin brazilian, që nga themelimi i fondacionit është hapur një faqe interneti (pelenodicionario.com.br) ku kërkohet mbështetje për nismën përmes nënshkrimeve:

“Të gjithë e njohin dhe e nderojnë brazilianin më të madh të të gjitha kohërave. Tani është koha për të nderuar Pelénë, duke përjetësuar “Mbretin” me një fjalë fjalori: firmos dhe bëhu pjesë e kësaj lëvizjeje.”

Mediat në Brazil, madje edhe klubi i jetës së tij, Santos, e kanë mbështetur kauzën që “Pelé” të përdoret si fjalë në fjalor nga popullata braziliane.

Përveç kësaj, nga Fondacioni Pelé japin arsyet pse emërtimi i lojtarit brazilian duhet të jetë sinonim i “madhështisë”. Kështu e shpjegojnë ata: “Nderoni MBRETIN e futbollit, duke kërkuar që Pelé të lartësohet dhe të përjetësohet në një mënyrë unike: duke u bërë fjalë e re në fjalor”.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll