Sport

VIDEO/ E pabesueshme! I riu Musetti mezi i mban lotët e gëzimit pasi mundi Djokovic…

Lorenzo Musetti regjistroi fitoren më të madhe të karrierës së tij deri më tani, duke mahnitur Novak Djokovic 4-6, 7-5, 6-4 në raundin e tretë të Masters Monte-Carlo.

14 Prill 2023, 09:55 Nga DOSJA

VIDEO/ E pabesueshme! I riu Musetti mezi i mban lotët e gëzimit pasi

FRANCE - Takimi emocionues zgjati 2 orë e 56 minuta, pa llogaritur vonesën e shiut gjatë setit të tretë të enjten, më 13 prill. Musetti bëri një rikthim të bujshëm për të arritur vetëm në çerekfinalen e tij të dytë ‘Masters 1000’ dhe e eliminoi Djokoviçin në turneun e Monte Carlos.

21-vjeçari u emocionua nga një fitore shumë e veçantë dhe e pati të vështirë të kontrollonte emocionet gjatë intervistës së tij pas ndeshjes. Musetti tha se ai po përpiqej të mos qante, sepse ishte një fitore tepër emocionale për të. 

"Nuk e di. Po mundohem të mos qaj, është një fitore vërtet emocionale sepse ishte një ndeshje shumë e gjatë, tre orë ndeshje, e pezulluar për shkak të shiut. Pra, sigurisht që ishin kushte jo të lehta që nga fillimi, sepse ishte pak erë, ftohtë, jo si luanim në ditët e fundit”, tha Lorenzo Musetti.

VIDEO/ E pabesueshme! I riu Musetti mezi i mban lotët e gëzimit pasi

Italiani tha gjithashtu se fitorja ndaj Djokoviçit llogaritet si dyfishi i fitores dhe se ishte ende një ëndërr për të.

"Mendoj se vlen dy herë (një fitore). Jam me të vërtetë, shumë krenar për veten time. Unë mund të shoh në ekran dhe ju thashë se po mundohem të mos qaj, sepse mendoj se është ende një ëndërr për mua,"- tha tenisti 21-vjeçar italian.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll