Bota

“Jemi vëllezër”, mjeku serb ‘tërbon’ mediat vendase, shfaqet duke puthur flamurin shqiptar:  E dua shumë

3 Shkurt 2019, 15:05 Nga DOSJA
“Jemi vëllezër”, mjeku serb ‘tërbon’

Një video ku shfaqet një mjek popullor serb duke puthur flamurin shqiptar, ka rrëmbyer vëmendjen e të gjitha medieve serbe. Miroljub Petrovic është një mjek popullor mjaft i njohur në Serbi, por që e dashuron flamurin kuqezi.

Ai shprehet për mediat vendase se e mban në dhomën e tij flamurin me shqiponjën dykrenare, dhe nuk e cilëson si flamurin e armikut. “Ky flamur që unë mbaj në dhomën time është flamuri i heroit tonë të famshëm. Ku ta shihni këtë flamur mos e shihni si një flamur të armikut. Unë e dua dhe e puth atë,”– tregon Petrovic.

 

Sipas tij heroi Gjergj Kastriot Skënderbeu është njëkohësisht edhe shqiptar edhe serb. 

“Emri shqiptar dhe serb janë e njëjta gjë, ne jemi vëllezër. Edhe ne ashtu si shqiptarët jemi pasardhës të ilirëve. Nëse do e dinim historinë, do ta kishim të qartë se termi serb dhe shqiptar kanë të njëjtin kuptim, sepse ilirët janë fise semite ose serbe: Në Indi semite u quajtën Sarmim, prandaj serbët dhe shqiptarët janë sinonime të njëri-tjetrit. Gjergj Kastriot Skëndërbeu e dinte këtë,”– përfundon mjeku serb.

(f.m/dosja.al)

Vendimi i gjykatës së Apelit për të pranuar kërkesën e Alibeajt është:

View Results

rajoni rajoni gjergj kastriot skenderbeu miroljub petrovic mjeku popullor serb serbi puth flamurin shqiptar terbohen mediat serbe gjergj kastriot skenderbeu miroljub petrovic mjeku popullor serb serbi puth flamurin shqiptar terbohen mediat serbe

Sondazh

Poll