Sport

VIDEO/ Panik tek Juventus, Szcezesny u dëmtuar dhe u largua nga fusha me lot...

Wojciech Szczesny (32 vjeç), portieri i Juventusit, është dashur të largohet nga fusha në pjesën e parë të ndeshjes me Sportingun e Lisbonës, në çerekfinalen e Europa League.

13 Prill 2023, 23:58 Nga DOSJA
VIDEO/ Panik tek Juventus, Szcezesny u dëmtuar dhe u largua nga fusha me

ITALI - Szczesny u dëmtua dhe u largua nga fusha në lot. Gazzetta dello Sport bën të ditur se ai tashmë i është nënshtruar analizave fillestare, të cilat kanë treguar se nuk ka probleme serioze shëndetësore. Portieri do të kryejë kontrolle të mëtejshme gjatë ditës së nesërme.

Në fund të pjesës së parë, para një goditjeje nga këndi të Sportingut, portieri polak vuri dorën në gjoks, dukej se ankohej për probleme me frymëmarrjen dhe u tha kolegëve se kishte nevojë për ndërhyrjen e mjekëve.

Lojtarët e Juventusit sinjalizuan menjëherë pankinën që mjekët të ndërhynin dhe Szczesny u konsultua në fushë. Pas rreth një minute, portieri i Juventusit është larguar nga fusha në këmbë, i përlotur.

“Pas dy pritjeve vendimtare, Szczesny vuri dorën në gjoks, me dhimbje të dukshme”, e përshkroi Gazzetta dello Sport episodin. Për momentin nuk dihen më shumë detaje lidhur me problemet e portierit polak.

Në vend të Szczesny, Massimiliano Allegri aktivizoi portierin rezervë Mattia Perin. Wojciech Szczesny është produkt i akademisë së Arsenalit, luan për Juventusin që nga viti 2017 dhe për pesë ditë do të mbushë 32 vjeç.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll