Sport

Futbollisti i akuzuar për përdhunim flet për herë të parë publikisht: "Në jetën time kam respektuar çdo grua…”

Ish-portieri i Volos ka kërkuar nga mediat që të kenë kujdes në raportimet e tyre dhe të mos shkaktojnë më dhimbje tek familja e tij.

13 Prill 2023, 23:43 Nga DOSJA

Futbollisti i akuzuar për përdhunim flet për herë të

GREQI - Boris Kleiman është shfaqur për herë të parë publikisht përmes Instagramit lidhur me akuzën e përdhunimit të një studenteje të mitur në një lokal në Kolonaki të Athinës.

Ish-portieri i Volos, i cili më herët u la i lirë me një garanci prej 20 mijë eurosh, i quajti të pavërteta dhe të pabaza akuzat ndaj tij, duke shprehur sigurinë se autoritetet greke do të nxjerrin në dritë të vërtetën.

Postimi i Kleiman

“Akuzat e bëra ndaj meje janë krejtësisht të rreme dhe të pabaza. Unë kam bashkëpunuar plotësisht me autoritetet greke dhe kam besim se puna e tyre e zellshme do të nxjerrë në dritë të vërtetën.

Kërkoj nga mediat të jenë të kujdesshme në raportimin e tyre dhe të shmangin dëmtimin e mëtejshëm të reputacionit tim dhe të shtojnë dhimbjen që u është shkaktuar fëmijëve të mi të vegjël dhe bashkëshortes sime të dashur.

Gjatë gjithë jetës sime si atlet profesionist, bir, baba dhe bashkëshort, kam respektuar çdo qenie njerëzore dhe veçanërisht çdo grua në mbarë botën.

Faleminderit, Boris Kleiman .

Futbollisti i akuzuar për përdhunim flet për herë të

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll