Sport

VIDEO / Juventusi vuan, por fiton minimalisht ndaj Sportingut

Në ndeshjen e pare të fazes çerekfinale të Europa League, bardhezinjtë e Alegrit nuk e paten aspak të lehtë ndaj Sportingut të Lisbonës.

13 Prill 2023, 22:52 Nga DOSJA
VIDEO / Juventusi vuan, por fiton minimalisht ndaj Sportingut

ITALI - Në ndeshjen e pare çerekfinale të Europa League, Juventusi ka hasur shumë vështirësi përballë Sportingut i cili pavarësisht se luante në transfertë ka udhëhequr me raste dhe me mbajtje topi ndeshjen.

Gjithsesi pas një pjese të pare që u mbyll në shifrat 0-0, në të dytën janë bardhezinjtë që zhbllokojnë takimin.

Ishte minutat e 74-t  kur ndryshuan shifrat e ndeshjes në “Allianz Stadium”, bardhezinjtë e Juventus kanë gjetur avantazhin përballë portugezëve të Sporting.

Gjatë një rrëmuje në zonë pas ekzekutimi të një goditje nga këndi, topi bie fillimisht në këmbët e mbrojtësit Federico Gatti, i cili godet portën dhe çon topin deri në vijën fatale. Rezultati shkon 1-0.

Me këto shifra 1-0 u mbyll ky takim mes Juventusit dhe Sportingut, në të cilin vendasit vuajtën deri në vërshëllimën përfundimtare nga presioni i portugezëve, që gjithsesi edhe pse në humbje falë kësaj që paraqitën në Torino mbajnë gjithçka të hapur për kualifikimin për ndeshjen e kthimit.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll