Sport

VIDEO / Sevilla përmbys disavantazhin e dy golave dhe shtang Manchester United, duke barazuar në shtesë!

Me këtë barazim 2-2 asgjë nuk është më e sigurtë për “Djajt e kuq” në ndeshjen e kthimit në Spanjë.

13 Prill 2023, 23:06 Nga DOSJA
VIDEO / Sevilla përmbys disavantazhin e dy golave dhe shtang Manchester

ANGLI - Një ndeshe mjaft e vështirë ashtu siç ishte parashikuar ajo mes Manchester United dhe Sevillas, skuadra e cilësuar ekspertja e Europa League.

Edhe pse vendast e United e fillojnë mire ndeshjen, pasi i kanë mjaftuar vetëm 15 minuta që të gjejnë avantazhin përballë spanjolëve të Sevillas në “Old Trafford” .

Pas një aksion fantastik ekipor, Bruno Fernandes çon një top të bukur në zonë aty ku gjen austriakun Marcel Sabitzer, i cili me një goditje të bukur brenda zonës mposht portierin Bono. Rezultati shkon në 1-0.

Vetëm 6 minuta, pasi shënoi golin e parë, “fantazisti” autriak, Marcel Sabitzer ka shënuar dhe golin e dytë për “Djajtë e Kuq”.

Gjatë një kundërsulmi fantastik të vendasve, topi përfundon në këmbët e Anthony Martial, i cili lëshon një pasim fantastik drejt Marcel Sabitzer, i cili ballë për ballë me portierin Bono nuk gabon dhe çon topin në rrjetë. Rezultati shkon në 2-0. 

Por kur u duk se gjithçka do të mbyllej me këtë epërsi të skuadrës së Ten Hag, rikthehen spanjollën fuqishëm, për të barazuar shifrat në 2-2.

Në minutën e 85-të Navas kalon De Gea-n dhe gjen rrjetën duke ngushtur fillimisht diferencën në 2-1.

Më pas në shtesë ka qenë autogoli i Maguire që i dhuron barazimin Sevillas.

Një rezultat ky që vështirëson akoma më tepër gjendjen tek United, i cili edhe në kampionat prej disa ndeshjesh nuk po arrin të gjejë ritmin e këtij fillimviti. Me këtë barazim 2-2 asgjë nuk është më e sigurtë për “Djajt e Kuq” në ndeshjen e kthimit në Spanjë.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll