Bota

Këshilli Botëror i Kishave shpreh shqetësim për kufizimet e vendosura në kremtimin e ceremonisë së Zjarrit të Shenjtë

Pillay tha se këto kufizime që prekin ceremoninë e Zjarrit të Shenjtë shihen nga kishat dhe të krishterët e Tokës së Shenjtë si të panevojshme dhe me ndikim të thellë në lirinë e tyre fetare, mirëqenien shpirtërore dhe moralin.

14 Prill 2023, 08:26 Nga I.A
Këshilli Botëror i Kishave shpreh shqetësim për kufizimet e
Këshilli Botëror i Kishave

IZRAEL- Këshilli Botëror i Kishave (WCC) iu bashkua Patriarkanës Ortodokse Greke të Jeruzalemit, Kujdestarisë së Tokës së Shenjtë dhe Patriarkanës Armene për të shprehur shqetësimin serioz për kufizimet e vendosura nga Policia e Izraelit në kremtimin e ceremonisë së Zjarrit të Shenjtë, në Kishë të Varrit të Shenjtë të Shtunën e Shenjtë të ardhshme.

"Kjo ceremoni e Pashkëve është një nga më të rëndësishmet për kishat ortodokse dhe kishat e tjera lindore, për komunitetin e gjerë të krishterë në Tokën e Shenjtë dhe për pelegrinët që marrin pjesë nga e gjithë bota. Kufizimet përfshijnë një kufi prej 2,000 në numrin e adhuruesve (nga 10,000 në vitet e mëparshme), 200 policë të vendosur brenda kishës dhe pikat e kontrollit të sigurisë në të gjithë qytetin e vjetër të Jerusalemit,"  tha sekretari i përgjithshëm i WCC, Dr Jerry Pillay.

Pillay tha se këto kufizime që prekin ceremoninë e Zjarrit të Shenjtë shihen nga kishat dhe të krishterët e Tokës së Shenjtë si të panevojshme dhe me ndikim të thellë në lirinë e tyre fetare, mirëqenien shpirtërore dhe moralin.

“Udhëheqësit e kishës në Jerusalem kanë bërë në vitet e fundit disa deklarata të përbashkëta duke theksuar kërcënimin në rritje ndaj komunitetit të krishterë të Tokës së Shenjtë nga elementët radikalë ekstremistë në shoqërinë izraelite. WCC u bën thirrje autoriteteve izraelite që të rishqyrtojnë këto kufizime të rënda dhe të përmbahen nga masat që rrezikojnë më tej vazhdimësinë e adhurimit, jetës dhe komunitetit të krishterë në qytetin dhe rajonin nga buron besimi ynë," tha Pillay.

jerry pillay këshilli botëror i kishave

Sondazh

Poll

Bota 13 Prill 2023, 23:32

Norvegjia dëbon 15 diplomatë rusë

Anniken Huitfeldt OSLO- Norvegjia ka dëbuar 15 zyrtarë rusë që i kishte akuzuar për spiunazh. Ministrja e Jashtme, Anniken Huitfel...