Aktualitet

Ende s'kanë "çadër", por me drejtues të ri! Klajd Ymeri emërohet kreu i Cirkut Kombëtar

Klajd Ymeri është emëruar drejtor i ri i Cirkut Kombëtar.

14 Prill 2023, 00:18 Nga k.m.
Ende s'kanë "çadër", por me drejtues të ri!
Foto ilustruese

TIRANË- Artistët e Cirkut Kombëtar janë ende pa një godinë apo çadër, por tashme e kanë një drejtues. Me vendim të Këshillit të Ministrave dhe propozim të ministrisë së Kulturës, Klajd Ymeri është emëruar drejtor i ri i Cirkut Kombëtar.

"EMËRIMIN NË DETYRË TË DREJTORIT TË CIRKUT KOMBËTAR- Në mbështetje të pikës 2, të nenit 100, të Kushtetutës dhe të pikës 3, të nenit 9, të ligjit nr.10352, datë 18.11.2010, “Për artin dhe kulturën”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Kulturës, Këshilli i Ministrave. V E N D O S I: Z. Klajd Ymeri emërohet drejtor i Cirkut Kombëtar. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”,’- thuhet në vendimin e qeverisë.

Artistët e Cirkut Kombëtar janë ende pa një godinë apo çadër që kur iu kërkua që të lironin truallin, ku mbanin shfaqjet e tyre. Zyra e përmbarimit, kërkoi uljen e çadrës dhe lirimin e truallit ndaj pronarit, si dhe vendosi bllokimin e buxhetit të cirkut, duke i lënë pa "skenën" e tyre deri më sot. 

klajd ymeri

Sondazh

Poll