Bota

FOTO ALBUM/ ARKIVOLI me foton dhe emrin e Macron, pamjet nga protesta e reformës së pensioneve në Francë

Demonstruesit kanë hyrë në selinë e Louis Vuitton me fishekzjarrë, kanë ndezur makinat dhe kanë mbajtur një arkivol duke tallur presidentin Emmanuel Macron.

13 Prill 2023, 20:44 Nga a.l
FOTO ALBUM/ ARKIVOLI me foton dhe emrin e Macron, pamjet nga protesta e
Foto nga protesta në Francë

FRANCË- Kaos në rrugët e Parisit, temsa policia përleshet me protestuesit në ditën e 12 të revoltës kundër reformës së pensioneve. Demonstruesit kanë hyrë në selinë e Louis Vuitton me fishekzjarrë, kanë ndezur makinat dhe kanë mbajtur një arkivol duke tallur presidentin Emmanuel Macron.

Demonstratat e sotme shënojnë ditën e 12-të të protestave mbarëkombëtare që nga fillimi i tyre në mes të janarit.Të premten Këshilli Kushtetues do të marrë një vendim nëse do të anulojë ose jo propozimin për reformën. Policia është përleshur me protestuesit në të gjithë vendin, duke përdorur gaz lotsjellës në përpjekje për të shpërndarë turmat. Një reporter lokal i lajmeve në qytetin francez të Lyon thuhet se ka pësuar një lëndim në kokë pasi është rrëzuar në tokë dhe është goditur me shkop në kokë

 

protesta ne france

Sondazh

Poll