Aktualitet

Tentoi të vetëvritej me litar, familjarët e ndaluan! Më pas u hodh nga çatia, si është gjendja e të riut në Tiranë

Por i riu nuk është mjaftuar me kaq, por më pas ka hipur në katin e dytë të çatisë dhe është hedhur nga lartësia. Ndaj dhe ka mbetur i plagosur.

13 Prill 2023, 16:38 Nga k.m.
Tentoi të vetëvritej me litar, familjarët e ndaluan! Më pas
Foto ilustruese

TIRANË- Një 29-vjeçar ka mbetur i plagosur, pasi është hedhur nga kati i dytë i banesës. Ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 16:05 në Qytet Studenti. Fillimisht, i riu me inicialet H.L., dyshohet se ka tentuar të vetëvaret me litar, por e kanë ndaluar familjarët. Por i riu nuk është mjaftuar me kaq, por më pas ka hipur në katin e dytë të çatisë dhe është hedhur nga lartësia. Ndaj dhe ka mbetur i plagosur.

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 13.04.2023, rreth orës 16:05, shtetasi H. L., 29 vjeç, në banesën e tij, në Qytet Studenti, dyshohet se ka tentuar të vetëvaret me litar por e kanë ndaluar familjarët. Më pas ka hipur në katin e dytë të çatisë dhe është hedhur nga lartësia.

Si pasojë është dëmtuar dhe ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

tirane policia e shtetit

Sondazh

Poll