Aktualitet

Kërcënuan biznesmenin për një tender, Gjykata e Elbasanit lë në burg 2 të akuzuarit, liron Shaqir Alcanin

Ka qenë prokurori Kreshnik Ajazi, ai që kërkoi masën e sigurisë arrest me burg për tre personat që kërcënuan biznesmenin Eraldo Myftaraj

13 Prill 2023, 14:55 Nga I.A
Kërcënuan biznesmenin për një tender, Gjykata e Elbasanit
Shaqir Alcani, Algert Alcani dhe Erald Myftaraj

ELBASAN- Gjykata e Elbasanit ka ka zhvilluar seancën e sotme për vendosjen e masës së sigurisë për tre personat që kërcënuar një biznesmen për një tender të fituar në Bashkinë e Tiranës. Gjykata e Elbasanit ka vendosur për tre personat e arrestuar Algert Alcani, 27 vjeç, Edmir Boci, 37 vjeç, masën e sigurisë arrest me burg, ndërsa për Shaqir Alcanin, gjykata ka vendosur “arrest në shtëpi.”

Ka qenë prokurori Kreshnik Ajazi, ai që kërkoi masën e sigurisë arrest me burg për tre personat që kërcënuan biznesmenin Eraldo Myftaraj. Dhe gjyqtari Elis Dine ka vendosur po këtë masë. 

Si ndodhi kërcënimi?

Myftaraj, që zotëron një kompani me zyrat qendrore në Cërrik fitoi një tender 1 milion eurosh për furnizimin me lëndë drusore në shkolla. Ai u kërcënua që të hiqte dorë, në të kundërt do t’i vrisnin anëtarët e familjes. Por, biznesmeni s’u tërhoq dhe bëri kallëzim në polici, pas të cilit ndodhën dhe arrestimet. Babë e bir, Shaqir dhe Algert Alcani dyshohet se janë organizatorët. Kjo pasi, Shaqir Alcani është pronar i ‘Alcani Sh.p.k’ që fitonte thuajse gjithë tenderat për lëndët drusore që jepeshin nga Bashkia Tiranë dhe këtë herë s’e kanë pranuar humbjen përballë Myftarajt. Ata janë vënë në pranga bashkë me Boçin, ndërsa Konomi (Llozhi) është shpallkur në kërkim.

eraldo myftaraj shaqir alcani algert alcani edmir boci

Sondazh

Poll