Aktualitet

Përdhunimi i 23-vjeçares nga kryeplaku, nëna e viktimës: E gjetëm vajzën të zhveshur, ai ishte i pirë

Nëna mohon aludimet se vajza të vuajë nga probleme të shëndetit mendor.

13 Prill 2023, 15:02 Nga A.B
Përdhunimi i 23-vjeçares nga kryeplaku, nëna e viktimës: E
Nena e viktimes

KORÇË-Nëna e vajzës së dyshuar të përdhunuar nga kryeplaku i fshatit Rehova, në Vishkuq të Korçës, Ervis Rrapo. E ëma e 23-vjeçares ka rrëfyer për mediat se ajo dhe i shoqi panë në shtëpinë e tyre ishte 29-vjeçarin.

Mirëpo, nëna mohon aludimet se vajza të vuajë nga probleme të shëndetit mendor.

Dëshmia e nënës së 23-vjeçares:

Erdhi burri dhe e gjeti me djalin e Aliut. Në korridor, në dhomë. Ne morëm në telefon policinë dhe ata nuk erdhën. Na thanë se ishin pushim. E gjetëm vajzën të zhveshur. Vajza nuk ka probleme mendore. Vajza tha se e zuri djali dhe…Ai kishte pirë. Unë i thashë që atë na sqarojë situatën, ai filloi dhe nuk na la fjalë pa thënë. Vajza u trondit.

Ditën e sotme, u vu në pranga kryeplaku i fshatit Rehova në Vishkuq të Korçës, Ervis Rrapo. I riu akuzohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me një 23-vjeçare, e cila sipas forcave blu është e pazotë për t'u mbrojtur./Dosja.al

ervis rrapo

Sondazh

Poll