Bota

Presidenti finlandez: Anëtarësimi në NATO nuk do të zgjidhë të gjitha problemet tona

Ai shtoi se Finlanda, e cila ndan një kufi prej 1,340 kilometrash (832 milje) me Rusinë është fokusuar në sigurinë rajonale vitin e kaluar, pas agresionit rus të Ukrainës.

13 Prill 2023, 17:41 Nga a.l
Presidenti finlandez: Anëtarësimi në NATO nuk do të
Sauli Niiinisto

FINLANDË-  Presidenti i Finlandës Sauli Niinistö paralajmëroi se statusi i ri i vendit si një anëtar i NATO-s nuk zgjidh çdo problem dhe tha se Helsinki duhet të përqendrohet për çështjet e sigurisë.

Ne ende mbajmë përgjegjësinë kryesore për sigurinë tonë. Kudo që ne zbulojmë ndonjë boshllëk apo dobësi, ato duhet të rregullohen,” tha Niinistö, në një fjalim para ligjvënësve teksa ata u mblodhën për herë të parë që nga zgjedhjet e 2 prillit.

Ai shtoi se Finlanda, e cila ndan një kufi prej 1,340 kilometrash (832 milje) me Rusinë është fokusuar në sigurinë rajonale vitin e kaluar, pas agresionit rus të Ukrainës.

"Ne nuk duhet të lejojmë që ky nivel i vigjilencës të bjerë në të ardhmen. Ne duhet të kuptojmë më mirë se sa organikisht janë të lidhura rreziqet dhe tensionet që po shohim këtu me presionet gjeopolitike në rritje," tha presidenti ndërsa hapi zyrtarisht legjislaturën 200 anëtarësh Eduskunta. 

Partia kryesore konservatore e Finlandës doli e para në zgjedhjet e këtij muaji, pas një gare të ngushtë trepalëshe që pa populistët e krahut të djathtë të zinin vendin e dytë. Sanna Marin, kryetarja e socialdemokratëve që doli e treta, dha dorëheqjen si kryeministre pasi shpresat e saj për rizgjedhje u shuan. Asnjë qeveri e re nuk është formuar.

Në maj 2022, agresioni rus i Ukrainës shkaktoi vendimin historik të Finlandës, anëtare e Bashkimit Evropian, për të braktisur politikën e saj të mos-angazhimit dhe për të kërkuar anëtarësimin në NATO. Finlandezët u bënë anëtarët e 31-të të aleancës më të madhe ushtarake në botë më 4 prill pasi parlamentet kombëtare të të gjitha 30 vendeve anëtare të NATO-s ratifikuan anëtarësimin e vendit nordik, shkruajnë mediat e huaja. 

sauli niinisto

Sondazh

Poll