Bota

U përpoq të bindte bashkëkombësit e tij në luftën kundër Rusisë, ukrainasi 63-vjeçar i vë flakën vetes para konsullatës së Kievit në Poloni

Ai po u bënte thirrje bashkatdhetarëve të tij të ktheheshin në Ukrainë për të luftuar kundër rusëve.

13 Prill 2023, 17:33 Nga a.l
U përpoq të bindte bashkëkombësit e tij në luftën
Foto nga vendi i ngjarjes

POLONI- Një 63-vjeçar ka tentuar vetëvrasje duke i vënë flakën veten para Konsullatës së Përgjithshme të Ukrainës në Krakov të Polonisë. Mediat e huaja raportojnë se ngjarja ka ndodhur rreth orës 07:50.

Ai po u bënte thirrje bashkatdhetarëve të tij të ktheheshin në Ukrainë për të luftuar kundër rusëve. Më pas 63-vjeçari është lyer me lëndë djegëse dhe i ka vënë flakën vetes.

Burri ndodhet në spital dhe gjendja e tij është kritike. Policia po punon në vendngjarje dhe ngjarja është denoncuar në prokurori.

lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll