Art&Argëtim

Komentet për trupin/ Reagon Ariana Grande: Më parë merrja antidepresantë (VIDEO)

Ariana Grande ka reaguar ndaj paragjykimeve që i janë bërë trupit të saj ndër vite.

13 Prill 2023, 14:55 Nga a.d
Komentet për trupin/ Reagon Ariana Grande: Më parë merrja
Ariana Grande

SHBA-Ditën e djeshme, ylli ndërkombëtar i muzikës, Ariana Grande, ka postuar një video në Tiktok ku reagon për thashethemet rreth trupit të saj ndër vite. Këngëtarja filloi duke përmendur paragjykimet që i bëhen trupit të saj dhe aludimet se nuk është në nje gjendje të mirë shëndetësore.

Trupi im i disa viteve më parë, me të cilin krahasoni trupin tim aktual, ka qenë versioni im më i pashëndetshëm. Merrja antidepresantë, pija shumë dhe nuk ushqehesha mirë. Ajo që ju e quani të shëndetshme, ka qenë pika ime më e ulët.”, shpjegoi këngëtarja.

Ajo vazhdoi duke thënë: “E di që nuk kam pse jap shpjegime për këtë. Por ndjej se diçka e mirë mund të vijë nga të paturit një lloj çiltërsie dhe ndjeshmërie.

Ajo që Ariana do të tregojë në videon që tashmë ka arritur 66 milionë shikime, është se askush nuk duhet të komentojë mbi trupat e të tjerëve, duke qenë se asnjëherë nuk mund t’a dinë çfarë janë duke kaluar. Grande e mbylli videon me një mesazh për fansat duke thënë: “Ju dërgoj shumë dashuri dhe mendoj se jeni të bukur pavarësisht asaj që po kaloni, pavarësisht peshës suaj, mënyrës si e bëni tualetin këto ditë apo procedurave kozmetike që keni zgjedhur të bëni.” Fansat menjëherë kanë bërë reagime pozitive, duke i treguar mbështetjen e tyre.

Kjo nuk është hera e parë që Ariana e përdor platformën e saj për të folur mbi shëndetin mendor. Në vitin 2018 ajo u shpreh se vuante nga Çrregullimi i stresit post-traumatik që erdhi si pasojë e e bombimit të koncertit të saj në Manchester City./Dosja.al

arianagrande tiktok

Sondazh

Poll