Art&Argëtim

‘Mjekim i pakujdesshëm’, aktori Jamie Foxx dërgohet me urgjencë në spital

Deri më tani nuk janë zbuluar detaje të mëtejshme mbi gjendjen e aktorit dhe aktualisht është e paqartë se nga çfarë komplikacioni vuan Jamie

13 Prill 2023, 08:43 Nga f.i
‘Mjekim i pakujdesshëm’, aktori Jamie Foxx dërgohet me
Jaime Foxx

SHBA- Aktori Jamie Foxx është dërguar me urgjencë në spital pas një “mjekimi të pakujdesshëm”. Mediat e huaja shruajnë se lajmin për shtrimin e tij në spital e dha vajza e tij, e cila ka njoftuar se tashmë aktori po rikuperohet. Vajza e aktorit të njohur teksa ka njoftuar fansat për gjendjen shëndetësore të tij, ka kërkuar privatësi gjatë kësaj periudhe.

"Ne donim t’iu njoftonim se babai im, Jamie Foxx, përjetoi një 'komplikacion mjekësor' dje. Për fat të mirë, për shkak të veprimeve të shpejta dhe kujdesit të madh, ai tashmë është në rrugën e shërimit. Ne e dimë se sa i dashur është ai dhe vlerësojmë lutjet tuaja. Familja kërkon privatësi gjatë kësaj kohe. Shumë dashuri, Familja Foxx."- shkruan ajo.

Deri më tani nuk janë zbuluar detaje të mëtejshme mbi gjendjen e aktorit dhe aktualisht është e paqartë se nga çfarë komplikacioni vuan Jamie.

Sondazh

Poll