Art&Argëtim

Jennifer Garner shpjegon se si ia doli t'i mbante fëmijët e saj larg rrjeteve sociale

Madje, ajo ka shpjeguar se vajza e saj 17-vjeçare jo vetëm që nuk është inatosur me të, por i është mirënjohëse për këtë.

12 Prill 2023, 21:38 Nga k.m.
Jennifer Garner shpjegon se si ia doli t'i mbante fëmijët e saj
Jennifer Garner

SHBA- Edhe pse Jennifer Garner është një nga personat më të famshme në Instagram, aktorja nuk i lejon fëmijët e saj të kenë një llogari në rrjetet sociale. Në një intervistë të fundit në emisionin “Today”, ylli ka shpjeguar pse nuk i lejon fëmijët; Violetën 17-vjeçare, Serafinën 14-vjeçare dhe Samuelin 11-vjeçar të hapin një profil në Instagram.

"Unë thjesht u them fëmijëve të mi 'më tregoni artikuj shkencorë që vërtetojnë se rrjetet sociale janë të mira për adoleshentët dhe më pas do ta bëjmë këtë bisedë',"-tregoi ajo.

Madje, ajo ka shpjeguar se vajza e saj 17-vjeçare jo vetëm që nuk është inatosur me të, por i është mirënjohëse për këtë.

“Pa pasur edhe prindër të njohur, shqetësohem për të gjithë fëmijët që duhet të përballen me këtë presion të ri. Vajza ime është në një shkollë për vajza dhe ky është një problem i madh,"-shtoi ajo. 

Për sa i përket asaj dhe arsyes që ka hapur Instagramin, ajo ka shpjeguar se arsyeja ka qenë kompania e saj “Once Upon a Farm”, me ushqime për fëmijë, të pasura me fruta dhe perime.

jennifer garner

Sondazh

Poll