Art&Argëtim

Rita Ora e ftuar speciale në 'Eurovision', këngëtarja do të performojë në gjysëmfinale

Në gjysmëfinalen e 'Eurovision' në Liverpool mësohet se do të performojnë yjet ukrainas dhe britanikë, si dhe një mori legjendash të konkursit të këngës.

13 Prill 2023, 13:07 Nga f.i
Rita Ora e ftuar speciale në 'Eurovision', këngëtarja
Rita Ora

BRITANI E MADHE- Këngëtarja nga Kosova, Rita Ora do të përformojë në gjysmëfinalen e Eurovizionit. BBC shkruan se këngëtarja me origjinë shqiptare do të këndojë një duet me artistin ukrainas Alyosha.

“Është një festë e Liverpool-it dhe Ukrainës përmes muzikës”,- u shpreh Ora.

Në gjysmëfinalen e 'Eurovision' në Liverpool mësohet se do të performojnë yjet ukrainas dhe britanikë, si dhe një mori legjendash të konkursit të këngës. Julia Sanina do të hapë gjysmëfinalen e parë duke performuar me grupin e saj The Hardkiss. Artistë të tjerë ukrainas që do të performojnë përfshijnë Mariya Yaremchuk, OTOY dhe Zlata Dzyunka, pasi MB po pret konkursin e këngës në emër të Ukrainës.

Eurovision do të mbahet nga data 9 deri më 13 maj.

rita ora

Sondazh

Poll