Bota

Politikanët australianë dhe britanikë thirrje SHBA-së: Hiqni dorë nga ekstradimi i Julian Assange

Parlamentarët paralajmërojnë se ekstradimi "do të kishte një ndikim drithërues në gazetari dhe do të krijonte një precedent të rrezikshëm për gazetarët dhe organizatat e tjera të medias. Do të shkatëronte gjithashtu reputacionin e SHBA-së për lirinë e shprehjes dhe sundimin e ligjit."

13 Prill 2023, 09:16 Nga f.i
Politikanët australianë dhe britanikë thirrje SHBA-së: Hiqni
Julian Assange

SHBA- Dhjetra deputetë australianë nga gjashtë parti, si dhe lordë të pavarur në Mbretërinë e Bashkuar i kanë bërë thirrje Prokurorit të Përgjithshëm të SHBA-së që të heqë procedurat e ekstradimit kundër themeluesit të WikiLeaks, Julian Assange. The guardian raporton se nëse ekstradohet në SHBA, themeluesi i 'WikiLeaks', përballet me dënim me burg deri në 175 vjet.

Në përvjetorin e katërt të burgimit të Julian Assange, 23 deputetë britanikë dhe 14 lordë, shkruan një letër të martën, duke kërkuar që Merrick Garland të mbyllte procesin e ekstradimit të Assange. Ndërkohë, parlamentarëve britanikë u janë bashkuar ligjvënës në SHBA, Australi, Meksikë dhe Brazil, të cilët po i shkruajnë gjithashtu qeverisë amerikane, duke kërkuar që procedurat kundër Assange të hiqen.

Parlamentarët paralajmërojnë se ekstradimi "do të kishte një ndikim drithërues në gazetari dhe do të krijonte një precedent të rrezikshëm për gazetarët dhe organizatat e tjera të medias. Do të shkatëronte gjithashtu reputacionin e SHBA-së për lirinë e shprehjes dhe sundimin e ligjit."

“Një shumicë e qartë e australianëve mendojnë se kjo çështje ka vazhduar për një kohë të gjatë dhe duhet të mbyllet. Ne lutemi që të hiqni dorë nga procedurat e ekstradimit dhe të lejoni Assange që të kthehet në shtëpi,"-thuhet në letër.

Assange, një shtetas australian, mbetet në burgun Belmarsh në Londër, ndërsa lufton një përpjekje të SHBA-së për ta ekstraduar për t'u përballur me akuzat në lidhje me publikimin e qindra mijëra dokumenteve të zbuluara në lidhje me luftërat në Afganistan dhe Irak.

ekstradimi i julian assange

Sondazh

Poll