Politike

9 kushtet e Gjermanisë/ Soreca: 2 janë të njohura…7 janë detyra që përmbushen gjatë procesit

28 Shtator 2019, 09:27 Nga DOSJA
9 kushtet e Gjermanisë/ Soreca: 2 janë të njohura…7

TIRANËAmbasadori i BE-së në Shqipëri, Luigi Soreca ka komentuar vendimin e Bundestagut për çeljen e negociatave të Shqipërisë me Bashkimin Europian, e kushtëzuar kjo publikisht në 9 kushte. Soreca tha se ishte i kënaqur me rezultatin e marrë nga Gjermania por theksoi se nuk duhej nënvlerësuar vendimi i vendeve të tjera.  

Luigi Soreca tha se Bundestagu nuk ka shtuar kushte, por ato janë vetëm 2 derisa të merret vendimi, tashmë të njohura: Krijimi i Gjykatës së Lartë dhe asaj Kushtetuese, si edhe ecja përpara me Reformën në Drejtësi. 

7 kushtet e tjera për Sorecën ishin 7 detyra që duhet të përmbushen gjatë procesit kur negociatat janë të hapura. Soreca foli edhe për datën e hapjes së negociatave, e cila me gjasë do të jetë 15 tetori, ditë kur edhe Shqipëria do të marrë pjesë në konferencën ndërqeveritare të BE-së, ku liderët do të marrin vendimin për hapjen ose jo të negociatave. Disa ditë më parë Bundestagu i dha “OK” Shqipërisë në lidhje me çeljen e negociatave me Bashkimin Europian. Nëntë kushtet e vendosura më parë vijojnë të jenë aktive. Ndërkohë Maqedonisë së Veriut iu hapën negociatat pa kushte.

Pjesë nga fjala e Sorecës:

Më lejoni të them fillimisht se jam shumë i kënaqur për këtë rezolutë kaq të rëndësishme që ka ndërmarrë Bundestagu. Bundestagu gjerman thjesht njohu ecurinë e mjaftueshme që kishte bërë Shqipëria, duke identifikuar po ashtu disa fusha që ishin identifikuar më parë në Shqipëri, kështu që nuk do flas për kushte të reja. Gjermania është një vend i rëndësishëm në be për rolin që luan jo vetme brenda be por edhe në arenën ndërkombëtare në politikën e jashtme. Kemi gjithë shtetet e tjera anëtare të BE që po vijojnë diskutimet e tyre në lidhje me vendimin që do të merret në tetor. Është një hap që na çon në rrugën e duhur por le të respektojmë edhe diskutimet që po vijojnë shtetet e tjera.

Është e rëndësishme  në rezolutën, Bundestagu i ka dhënë mandatin qeverisë t’i thotë “PO” Shqipërisë për çeljen e negociatave, nëse edhe shtetet e tjera do të ndajnë këtë qëndrim në Këshill, këshilli do të marrë këtë vendim të rëndësishëm.

Nëse merret është një vendim i këshillit të BE-së por do të pasohet nga një konferencë ndërqeveritare ku BE dhe Shqipëria do të ulen së bashku për çeljen zyrtare të negociatave. Është kërkuar nga Bundestagu, që në periudhën mes vendimit të këshillit të BE-së dhe konferencës që mund të zgjasë 3-6 muaj, të bëhen 2 gjëra.

Çelja zyrtare e negociatave do të ndodhë në këtë konferencë ndërqeveritare. Ndërkohë kemi dhe disa elementë të tjerë që i gjejmë në rezolutën e Bundestagut, natyrisht janë elementë që janë quajtur kushte të përgjithshme, që janë elementë që duhen përmbushur pikërisht përpara hapjes së kapitujve të caktuar gjatë negociatave.

Unë mendoj që për ta çuar Shqipërinë më tej përpara, duhet përkushtimi dhe angazhimi të gjitha palëve, i qeverisë, parlamentit, presidentit, shoqërisë civile, medias, sepse kur të merret vendimi në tetor nga këshilli i BE-së të gjitha palët duhet të bëhen bashkë në mënyrë që duke punuar së bashku Shqipëria të ecë përpara.

Unë dëshiroj që të gjitha palët të ulen së bashku. Unë mirëpres vendimin e udhëheqësit të opozitës për tu bërë pjesë e tryezës së OSBE për reformën zgjedhore. Ky është një hap i mirë, një hap i parë. Është e rëndësishmë që të gjitha palët të kuptojnë që do duhet patjetër të bashkëpunojnë. Sepse edhe kur të merret vendimi për çeljen e negociatave, të gjitha palët duhet të kuptojnë që përgjegjësia është përbashkët, prandaj duhet të ulen të zgjidhin problemet për shqiptarët. Reforma zgjedhore është një prej tyre, por e them edhe një herë se kjo çështje ka të bëjë me të qenit të bashkuar.

(k.m;f.g/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike gjermania bllokon negociatat luigi soreca negociatat me be tryeza e osbe per reformen zgjedhore vendimi i bundestagut per shqiperine gjermania bllokon negociatat luigi soreca negociatat me be tryeza e osbe per reformen zgjedhore vendimi i bundestagut per shqiperine

Sondazh

Poll