Politike

Plas keq/ Sokol Balla kërkoi dorëheqjen, këshilltari i Metës ‘i nxjerr të palarat’: Kërkoi të fuste në burg gruan

28 Shtator 2019, 05:56 Nga DOSJA
Plas keq/ Sokol Balla kërkoi dorëheqjen, këshilltari i Metës

TIRANË– Një debat i fortë ka nisur mes moderatorit Sokol Balla dhe zëdhënësit të presidentit Ilir Meta, Tedi Blushit.

Ditën e djeshme, në një editorial të publikuar në website-n e tij, Sokol Balla shkruante se presidenti Meta duhet te jepte dorëheqjen pas raportit të Komisionit të Venecias, ashtu siç edhe e kishte premtuar.

Në shkrimin e tij, Balla theksonte se kreut të shtetit nuk i kishte munguar kurrë burrëria në politikë dhe se kishte bindjen se ai do t’i pranonte tre shkeljet e evidentuara nga Komisioni.

“Te Çim Peka para nja ca javësh, bëri një deklaratë ku i shkeli syrin dorëheqjes: “Të thotë Komisioni i Venecias që Presidenti ka shkelur Kushtetutën dhe unë të rri president? Kurrë në botë!” Iliri është burrë, unë e di. Ndaj ik Ilir! Të gjithë ne, jemi kapur tani pas fjalës tënde. Të paktën këtu, mos na zhgënje!,”-shkruan ndër të tjera Balla.

Por përgjigjia për shkrimin e tij nuk i ka ardhur nga Meta por nga këshilltari i tij, Blushi i cili me anë të një postimi në Facebook, ka bërë një “goditje poshtë brezit” duke përmendur edhe ish-bashkëshorten e Ballës, ministren e Infrastrukturës, Belinda Ballukun.

Kol Sallakja që i kërkonte Metës ta ndihmonte për t’i futur gruan në burg për korrupsion, tani i bën thirrje për burrni! Të keqen e Tao-Spiropalit,”-shkruan Blushi.

Deri më tani asnjë përgjigje nuk ka ardhur nga ana e Ballës apo edhe vete Metës lidhur me premtimin që ai ka dhënë ‘live.’

Ditën e djeshme është publikuar raporti paraprak i Komisionit të Venecias, pas hetimeve që ka bërë për vendimin e Presidentit Ilir Meta për anulimin e 30 qershorit për zgjedhjet lokale. Në një raport 19 faqësh, Venecia shkruan se Meta ka tejkaluar kompetencat që jep Kushtetuta, por nuk mund të shkarkohet.

(k.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike belinda balluku doreheqja e metes ilir meta raporti i venecias per shkarkimin e metes sokol balla belinda balluku doreheqja e metes ilir meta raporti i venecias per shkarkimin e metes sokol balla

Sondazh

Poll