Bota

I dënuar për vrasje dhe plagosje, ekzekutohet 'vrasësi i ninjave' në SHBA

Gjykata e Lartë kishte refuzuar apelin e fundit të të dënuarit me vdekje Louis Gaskin, 56 vjeç.

13 Prill 2023, 08:35 Nga I.A
I dënuar për vrasje dhe plagosje,  ekzekutohet 'vrasësi i
Louis Gaskin

SHBA- Një amerikan i njohur si “vrasësi i ninjave” u ekzekutua dje në Florida të SHBA-së, 30 vjet pasi kreu një vrasje të dyfishtë gjatë një grabitjeje. Gjykata e Lartë kishte refuzuar apelin e fundit të të dënuarit me vdekje Louis Gaskin, 56 vjeç.

Më 20 dhjetor 1989, Gaskin kreu grabitje të përgjakshme i veshur me të zeza, prej nga vjen edhe pseudonimi që i dhanë mediat amerikane, për të vjedhur dhuratat e Krishtlindjeve për të dashurën e tij. I armatosur me një pushkë, ai hyri në shtëpinë e një çifti rreth të 50-tave nga Nju Xhersi. Sipas dokumenteve të gjykatës, ai fillimisht ka qëlluar nga dritarja, duke vrarë burrin dhe duke plagosur gruan e tij. Më pas ai ndoqi dhe vrau gruan më pas. Gaskin vodhi disa sende nga shtëpia, pije alkoolike dhe bizhuteri dhe më pas shkoi në një shtëpi të dytë, të cilën e grabiti gjithashtu. 

Ai u arrestua pak ditë më vonë falë informacionit të dhënë në polici nga bashkëpunëtorja e tij, e cila pranoi krimet. Një juri e shpalli atë fajtor për vrasjet, por vetëm tetë nga dymbëdhjetë anëtarët e jurisë votuan për të vendosur dënimin me vdekje.

louis gaskin

Sondazh

Poll