Politike

'Ne s'fyejmë njëri-tjetrin “ti je ezmer nga natyra”'/ Veliaj për Ramën: Kemi një raport fantastik! Nuk e kam ambicie drejtimin e PS-së!

Erion Veliaj hodhi kunja edhe mbi Sali Berishën dhe Belind Këlliçin, duke iu referuar një batutë që kryedemokrati bëri dje me kandidatin e tij për Tiranën.  

12 Prill 2023, 22:06 Nga k.m.
'Ne s'fyejmë njëri-tjetrin “ti je ezmer nga
Erion Veliaj

TIRANË- Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj ka folur për raportin e tij me kryeministrin Edi Rama. Në një intervistë të dhënë për “Milori Live”, Veliaj e cilësoi një raport fantastik, duke shtuar se “kush na ka inot, kështu na paftë përnot”. Ndërsa hodhi kunja edhe mbi Sali Berishën dhe Belind Këlliçin, duke iu referuar një batutë që kryedemokrati bëri dje me kandidatin e tij për Tiranën.  

"Unë kam 20 vjet që flas e shkëmbej batuta me Edin, në këtë punë, jashtë kësaj pune, kur kemi qenë në vitet e vështira të opozitës. Batutat në fakt filluan që tek sheshi Skënderbej. Batuta mund të bëjnë njerëz që e mbajnë batutën. Ne nuk tregojmë racizëm me njëri tjetrin. Pra asnjëri nuk i thotë tjetrit ti je ezmer natyral, jo po këto… Tjetër një parti që e ka fyerjen si një mënyrë për të komunikuar me tjetrin, tjetër gjë dy njerëz sportiv që punojnë fort, po sigurisht edhe dëfrehen fort,"-tha Veliaj. 

Ndërkohë që Veliaj shtoi edhe se nuk ka asnjë ambicje për të zënë vendin e Ramës në krye të Partisë Socialiste. 

"Dje, pas nisjes së fushatës i them Ramës, plako, kemi dhe këtë pjesën në Farkë se e bëmë shumë serioze. Kshu nisi muhabeti dhe i thashë më duket se ka ngjit kjo kënga. Më çmende tha, unë nga katuni vij, do më çosh prapë në katun. Hajde i thashë se kemi bo i gjo të papame. Po njerëzit ishin më herët aty dhe koha ma donte që të mbaja një fjalim. Raporti është fantasik, kush na ka inot kshu na paft përnotë. S'kam ambicje të jem në krye të PS. Nuk jam delirant. E di që luftojmë në një territor të vështirë për ne. Kamza dhe Kavaja është territor i vështirë për ne. Vora, po ashtu. Rrogozhina ka qenë gjithmonë 50/50. Kemi Kamzën. Jam optimist për fitim në të 5 bashkitë. Kjo është ambicia ime,"-tha Erion Veliaj.

erion veliaj

Sondazh

Poll