Bota

VIDEO/ E godet dhe e hedh në tokë! Momenti kur policia neutralizon protestuesin në Amsterdam, vrapoi drejt Macron

Incidenti ndodhi menjëherë pasi presidenti francez kishte dalë nga limuzina me mbretin holandez Willem-Alexander, për të përshëndetur kryebashkiakun e Amsterdamit, Femke Halsema. 

13 Prill 2023, 08:28 Nga F.M
VIDEO/ E godet dhe e hedh në tokë! Momenti kur policia neutralizon
Protestuesi

HOLANDË- Një protestues u godit dhe u ndalua nga policia holandeze pasi u pa teksa vraponte drejt Emmanuel Macron, i cili po zhvillonte një vizitë në Universitetin e Amsterdamit.

'Ne jemi këtu! Ne jemi këtu!'- thirri ai dhe vrapoi të bashkohetj me turmën që ndodhej pranë Macron, por efektivi ndërhyri dhe e goditi.

Incidenti ndodhi menjëherë pasi presidenti francez kishte dalë nga limuzina me mbretin holandez Willem-Alexander, për të përshëndetur kryebashkiakun e Amsterdamit, Femke Halsema. 

Policia konfirmoi se kishte arrestuar dy persona "për vrapim drejt presidentit, për prishje të rendit publik dhe kërcënime".

Zëdhënësi i policisë së Amsterdamit, Lex can Liebergen i tha AFP: Ishin një burrë dhe një grua, protestues. Njëri prej tyre kishte një pankartë.

Ky akt vjen pas muajsh protestash mbarëkombëtare në Francë pas reformës që pretendon të rrisë moshën e pensionit me dy vjet, duke e çuar në 64 vjeç.

Macron ndodhet në Amsterdam për të nënshkruar një marrëveshje për forcimin e bashkëpunimit midis dy vendeve, zhvillimin e teknologjisë dixhitale dhe ndërtimin e sektorëve industrialë më të qëndrueshëm.

emmanuel macron

Sondazh

Poll