Bota

Trump kritikon ashpër Macron: Shkoi në Kinë t’i lëpijë këmbët Xi-së

Trump akuzoi administratën e Joe Biden për dobësim të ndjeshëm të udhëheqjes amerikane në arenën ndërkombëtare, deri në atë pikë sa humbi mbështetjen e aleatëve të saj tradicionalë.

13 Prill 2023, 08:22 Nga f.i
Trump kritikon ashpër Macron: Shkoi në Kinë t’i
Emmanuel Macron dhe Donald Trump

SHBA-Ish-presidenti amerikan Donald Trump ka komentuar vizitën e presidentit francez Emmanuel Macron, pak ditë më parë në Pekin. Mediat e huaja shkruajnë se në një intervistë për Fox News, Trump sulmoi Macron duke thënë se shkoi që t’i “lëpinte këmbët” homologut të tij kinez Xi në Pekin.

Trump akuzoi administratën e Joe Biden për dobësim të ndjeshëm të udhëheqjes amerikane në arenën ndërkombëtare, deri në atë pikë sa humbi mbështetjen e aleatëve të saj tradicionalë.

“Ju keni këtë botë të çmendur, e cila po shpërthen kudo dhe Shtetet e Bashkuara nuk kanë absolutisht asnjë koment për të. Dhe Macron, i cili është miku im, ka përfunduar në Kinë duke i lëpirë këmbët Xi,"- tha Trump

 Lidhur me këtë deklaratë të tij, reagoi dhe presidenca franceze, duke e quajtur një koment “vulgar”. 

Koujtojmë se edhe vetë Trump u akuzua për përkëdhelje ndaj liderëve botërorë, duke përfshirë presidentin rus Vladimir Putin dhe Kim Jong-Un të Koresë së Veriut. Ai lavdëroi Putinin dhe u akuzua gjerësisht nga kundërshtarja e tij demokrate në vitin 2016, Hillary Clinton, si "kukulla e Putinit".

emmanuel macron donald trump

Sondazh

Poll