Sport

Galtier kundërshton me "vendosmërinë më të madhe" akuzat për racizëm. Lajmëron ndjekjen e problemit në rrugë ligjore…

Christophe Galtier, trajneri i PSG-së, ka reaguar të mërkurën ndaj akuzave për racizëm nga Julien Fournier, ish-drejtori i tij sportiv në Nice.

12 Prill 2023, 17:55 Nga DOSJA
Galtier kundërshton me "vendosmërinë më të
Christophe Galtier paralajmëron “procedime ligjore” pas akuzave për racizëm të ngritura nga Julien Fournier

FRANCE - “Christophe Galtier konteston me vendosmërinë më të madhe për akuzat se ka bërë vërejtje diskriminuese ndaj lojtarëve kur ai drejtoi në Nice”,- ka reaguar avokati i tij të mërkurën, në një deklaratë për shtyp dërguar AFP. 

Tekniku 56-vjeçar, i cili u transferua nga Nice në PSG verën e kaluar, "mësoi me habi për komentet fyese dhe shpifëse" të raportuara nga ish-menaxheri i Nice, Julien Fournier në një letër të brendshme të transmetuar të martën nga disa media, tha avokati Olivier Martin, duke paralajmëruar “procedurat ligjore” që do të vijnë më pas.

Këtë të mërkurë në Nice-Matin, Julien Fournier ka dashur të reagojë ndaj informacioneve të transmetuara në valët e RMC, sipas të cilave, ish-drejtori sportiv i Nice i kishte dërguar një email sezonin e kaluar drejtuesve të Ineos, pronarit të klubit, për t'u ankuar për komentet raciste të bëra nga Christophe Galtier, atëherë trajner i klubit. 

Në këtë email, të zbuluar nga RMC Sport dhe Romain Molina, raportohet se ish-drejtori i Nice shkruante në veçanti, se tekniku i kishte thënë se OGCN “nuk mund të kishte kaq shumë zezakë dhe myslimanë në ekip”.

“Aktualisht jam në Brazil larg kësaj polemike e cila bëhet në kurrizin tim,- ka reaguar Fournier në Nice-Matin. - Unë nuk jam në asnjë mënyrë përgjegjës për shpërndarjen e informacionit të brendshëm të klubit. Unë kurrë nuk kam qëlluar pas shpine, pavarësisht nga të gjitha mosmarrëveshjet tona me Christophe Galtier (...) Koha e këtyre zbulimeve më revolton po aq sa edhe përmbajtja e tyre.”

Në çdo rast, përmbajtja e kësaj letre hedh dritë mbi zbulimet e L'Équipe më 30 shtator 2022. Në atë artikull, u përmendej mosmarrëveshjet mes dy drejtuesve, veçanërisht ajo e lindur nga menaxhimi i Ramazanit nga Galtier, ndërsa disa lojtarë myslimanë ishin pjesë e skuadrës së Nice.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll