Sport

DENONCIMI: “Nuk mund të kemi kaq shumë zezakë dhe myslimanë në ekip…”, trajneri i PSG-së akuzohet për racizëm!...

Trajneri i PSG-së, Christophe Galtier, është akuzuar se ka thënë fjalë raciste në gusht të vitit 2021, kur drejtonte Nice-n.

12 Prill 2023, 17:28 Nga DOSJA
DENONCIMI: “Nuk mund të kemi kaq shumë zezakë dhe
Trajneri Christophe Galtier (majtas) dhe drejtori Julien Fournier te Nice

FRANCE - Julien Fournier, ish-drejtori i futbollit te Nice, e akuzoi trajnerin marsejez të PSG-së, përmes një e-mail-i, për fjalët raciste dhe diskriminuese gjatë qëndrimit të tij te Nice. Shtatorin e kaluar, Fournier kishte lënë të kuptohet në mënyrë indirekte, se Galtier kishte shkaktuar probleme te Nice.

“Nëse i shpjegoj arsyet e vërteta pse ne u përplasëm, Galtier nuk do të hyjë më kurrë në dhomat e zhveshjes, as në Francë dhe as në Evropë…,”- tha atëhere ish-drejtori i futbollit në OGC Nice.

Fournier i dërgoi një e-mail INEOS, pronarit të Nice, në fund të sezonit të kaluar, për t’u ankuar për një ngjarje të ndodhur më 9 gusht 2021, që ka trajnerin Galtier si protagonist.

“Christophe Galtier hyri në zyrën time dhe përshëndeti djalin e tij, i cili tha: “Mund ta bisedosh me babanë tim atë që të thashë” (djali i Galtier është menaxher dhe e kishte parlajmëruar Fournier për mendimet e babait të tij).

Pasi u largua djali i Galtier, i tregova për bisedën që kisha bërë më të dhe e pyeta Christophe nëse ishte e vërtetë. Ai u përgjigj se ishte dhe se duhej të merrte parasysh realitetin e qytetit dhe se me të vërtetë nuk mund të kishim kaq shumë zezakë dhe myslimanë në ekip”,- shkruhet në e-mail e ish-drejtorit Fournierit, që i ka dërguar pronarit të OGC Nice.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll