Sport

Britania dhe Irlanda kërkojnë zyrtarisht 'Euro 2028'! Stadiumet Old Trafford, Anfield dhe Emirates nuk janë në listë...

Edhe Turqia ka paraqitur gjithashtu ofertën e saj për të pritur ‘Euro 2028’. Vendimi për vendin organizator të turneut final në vitin 2028 do të merret në shtator, raporton The Sun

12 Prill 2023, 16:12 Nga DOSJA

Britania dhe Irlanda kërkojnë zyrtarisht 'Euro 2028'!

ANGLI - Të mërkurën, më 12 prill, Britania e Madhe dhe Irlanda dorëzuan zyrtarisht ofertën e tyre të përbashkët për të pritur ‘Euro 2028’, por gazetarët britanikë u befasuan nga lista e 10 stadiumeve në listë. Arena të tilla si Old Trafford, Anfield dhe Emirates nuk janë planifikuar për të pritur turneun final.

12 prilli është afati i fundit për vendet e kontinentit që të dorëzonin ofertat e tyre për të pritur ‘Euro 2028’, ku Britania e Madhe dhe Irlanda kanë shprehur zyrtarisht synimin e tyre për të pritur turneun final. 

Njoftimi u bë në shtypin britanik dhe gazetarët u tronditën, siç raporton The Sun, nga mungesa e disa stadiumeve në listë. Në ofertën e përbashkët, vendet e Mbretërisë së Bashkuar dhe Irlandës, kanë zgjedhur 10 arena për listën përfundimtare dhe në to nuk përfshihen Old Trafford, Anfield apo Emiratet.

Dy arena janë zgjedhur nga kryeqyteti i Anglisë, Londra, Wembley dhe Tottenham Hotspur Stadium. Ndeshjet e Irlandës së Veriut do të priten në arenën Casement Park në Belfast, e cila do t'i nënshtrohet një rizhvillimi të madh. 

Nga Irlanda u zgjodh stadiumi Aviva Dublin, nga Skocia Hampden Park dhe nga Uellsi Stadiumi Komunal Cardiff.  Duke u rikthyer në Angli, përveç dy arenave në Londër, në listë përfshihen edhe  stadiumet Etihad, Villa Park, St James' Park dhe Bramley-Moore Dock, arena që do të ndërtohet dhe që do të jetë shtëpia e re e Evertonit.

Britania dhe Irlanda kërkojnë zyrtarisht 'Euro 2028'!

Turqia gjithashtu, ka paraqitur më në fund ofertën e saj për të pritur ‘Euro 2028’, pasi u përfol në fund të vitit të kaluar se nuk do ta bënte më këtë. Vendimi për vendin organizator të turneut final në vitin 2028 do të merret në shtator, raporton The Sun.

“Mbretëria e Bashkuar dhe Irlanda ndajnë një reputacion krenar si lider në organizimin me sukses të disa prej turneve sportive më të mëdha në botë. Kjo përfshin Kampionatin Evropian të Futbollit të Femrave të fundit në vitin 2022. Jemi të kënaqur që partnerët tanë të qeverisë janë plotësisht të përkushtuar për të pritur UEFA ‘Euro 2028’.

Ata kanë nënshkruar garancitë e nevojshme për turneun dhe do të sigurojnë që eventi të mbështetet plotësisht. Kjo do të krijojë një përvojë futbolli mikpritëse, emocionuese dhe të sigurt për lojtarët dhe tifozët që të shijojnë në çdo qytet dhe çdo lojë ”, thuhet në ofertën e përbashkët MB-Irlandë.

B.T (Dosja.al)

 

Sondazh

Poll