Bota

Përplasje me armë zjarri mes bandave në një port në Ekuador, 9 të vdekur

Ministri Juan Zapata tha se sulmi ndodhi për shkak se peshkatarët “preferonin sigurinë” e një organizate kriminale dhe u vunë në shënjestër nga një tjetër në shenjë hakmarrjeje.

12 Prill 2023, 08:51 Nga f.i
Përplasje me armë zjarri mes bandave në një port në
porti i peshkimit artizanal në Esmeraldas

EKUADOR- Nëntë persona mbetën të vrarë në një port në Ekuadorin verior afër kufirit me Kolumbinë, pas një përplasjeje me armë zjarri mes bandave. Mediat e huaja raportojnë se sipas ministrit të Brendshëm Juan Zapata sulmi u krye nga 30 persona të armatosur të cilët kishte lidhje me "një luftë mes bandave, një luftë territoriale".

Zapata tha se në kohën e të shtënave kishte rreth 1500- 2000 njerëz në port, i cili është shtëpia e peshkatarëve që përdorin teknika artizanale. Ai tha se sulmuesit mbërritën me dy varka dhe me automjete. Ndër të tjera ministri shtoi se sulmi ndodhi për shkak se peshkatarët “preferonin sigurinë” e një organizate kriminale dhe u vunë në shënjestër nga një tjetër në shenjë hakmarrjeje.

Provinca e varfër Esmeraldas ka qenë në gjendje të jashtëzakonshme që nga 3 marsi për shkak të niveleve të larta të krimit dhe dhunës. Ekuadori ndodhet midis Kolumbisë dhe Perusë, dy prodhuesit më të mëdhenj në botë të kokainës, shumica e së cilës dërgohet në Shtetet e Bashkuara dhe Evropë nga portet e Ekuadorit. Rrjedhimisht, Ekuador ka parë kohët e fundit një rritje të dhunës dhe vrasjeve në lidhje me trafikun e drogës.

9 te vdekur ne ekuador perplasje bandash

Sondazh

Poll

Bota 11 Prill 2023, 23:30 k.m.

Sulmohet gazetari Valon Syla

Valon Syla PRISHTINË- Gazetari dhe analisti i emisionit Pressing në T7, Valon Syla është sulmuar sonte nga tre persona. Si pasoj&...