Aktualitet

I shpallur në kërkim për trafik emigrantësh, arrestohet 21-vjeçari, po futej në Shqipëri nga Kapshtica

Dokumenti në fjalë, sipas Reuters, mban titullin "Evropa|Përgjigja ndaj konfliktit të vazhdueshëm Rusi-Ukrainë", dhe rendit përgjigjen e të gjitha vendeve evropian përsa i përket kërkesës së Ukrainës për ta ndihmuar me armë dhe trajnime ushatarake. Serbia rezulton të jetë përgjigjur pozitivisht, por nuk dihet nëse bëhet fjalë për një zotim apo nëse dërgesat janë nisur drejt Kievit.

12 Prill 2023, 08:44 Nga F.M
I shpallur në kërkim për trafik emigrantësh, arrestohet
Foto ilustruese

KORÇË- Një 21-vjeçar, i identifikuar si Skenard Lipo është vënë në pranga pasi ishte shpallur në kërkim për trafik emigrantësh. Në njoftimin e policisë bëhet me dije se i riu është pjesëtari i një grupi që ushtronte veprimtarinë kriminale të dhënies ndihmë emigrantëve, kundrejt pagesës, për kalim të paligjshëm të kufirit. Ai rezulton të jetë përfshirë në katër raste trafikimi emigrantësh. Por, u ndalua nga policia teksa futej në Shqipëri përmes pikës kufitare të Kapshticës. 

Njoftimi i policisë:

Ndalohet një 21-vjeçar i shpallur në kërkim në kuadër të operacionit policor "Perimetri". I ndaluari, pjesëtar i një grupi që ushtronte veprimtarinë kriminale të dhënies ndihmë emigrantëve, kundrejt pagesës, për kalim të paligjshëm të kufirit. 21-vjeçari, i dyshuar për përfshirje në këtë veprimtari kriminale në 4 raste, ku ka tentuar të ndihmojë dhjetra shtetas të huaj nga vendet e treta, për të kaluar kufirin të cilët janë bllokuar nga forcat e Policisë. Shërbimet e Stacionit të Policisë Kufitare Kapshticë, në bashkëpunim me specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve të DVP Korçë, në bazë të inteligjencës informative se 1 shtetas i shpallur në kërkim në kuadër të operacionit policor "Perimetri", po tentonte të hynte në territorin shqiptar, kanë kapur në Kapshticë dhe kanë ndaluar shtetasin S. L., 21 vjeç, banues në Maliq. Gjykata e Shkallës së Parë Korçë i ka caktuar 21-vjeçarit, masën e sigurisë "Arrest në burg në mungesë", për veprën penale "Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve", kryer në bashkëpunim. Nga tërësia e veprimeve rezulton se shtetasi S. L., në bashkëpunim me shtetas të tjerë (të arrestuar e proceduar gjatë episodeve të operacionit "Perimetri" gjatë vitit 2022) në 4 raste gjatë vitit 2022, ka tentuar për të ndihmuar, kundrejt fitimit, për të kaluar kufirin, në mënyrë të paligjshme, dhjetra shtetas të huaj nga vendet e treta që hyjnë ilegalisht nëpërmjet kufirit me shtein grek, të cilët janë bllokuar nga shërbimet e Policisë, gjatë operacioneve policore. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë.

policia kapshtice skenard lipo

Sondazh

Poll